• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Armatime me vlerë 2,7 miliardë euro, Gjermania ofron paketë të re ndihme për Ukrainën

by Java News
13/05/2023 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria gjermane bëri të ditur një paketë të re armatimi për mbrojtjen e Ukrainës, më e madhja deri më tani. Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të dielën në Gjermani, sipas qarqeve qeveritare.

Javët e fundit u diskutua, por mbeti e paqartë, nëse presidenti Zelensky do të vinte në Gjermani. Tani bëhet e ditur nga qarqet qeveritare, se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky viziton Gjermaninë në vizitën e parë të tij pas fillimit të luftës, njoftojnë disa agjenci mediash. Detaje të vizitës nuk janë bërë të ditura. Presidenti Zelensky nderohet të dielën me çmimin europian Karl të Aachen-it. Nuk dihet nëse Zelensky do të jetë në Aachen. Ish-ambasadori ukrainas në Gjermani, Melnyk tha në lidhje me çmimin për Zelenskyn dhe popullin ukrainas se “një çmim europian do të thotë për mua, që Gjermania të lëvizë më shpejt në drejtim të anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe NATO.”

Të shtunën presidenti ukrainas ka qëndruar në Itali, ku ka zhvilluar takime në Romë me presidentin italian Mattarella dhe kryeministren, Giorgia Meloni. Në takimin me Zelensky, kryeministrja italiane ka thënë, se Roma po e tregon veten se është një aleate solide dhe e besueshme. Zelensky takohet edhe me Papa Françeskun në Vatikan.

Paketa më e madhe gjermane për armatimin

Para vizitës së presidentit ukrainas, qeveria gjermane bëri të ditur një paketë të re prej 2,7 miliardë eurosh për sisteme armatimi, ku bëjnë pjesë sisteme të mbrojtjes ajrore, tanke dhe municione. Njoftimi erdhi nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes të shtunën, ku theksohet se Ukraina ndër të tjera do të marrë 30 tanke të tipit Leopard 1 A5 dhe 20 të tipit Marder. Në këtë paketë përfshihen ëdhe katër sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, Iris, më shumë se 200 drone përgjues, municion etj. Të gjitha këto e më shumë nuk vijnë nga rezervat e Bundevehrit, por nga rezervat e industrisë dhe prodhimi i industrisë së armatimit. “Zbatimi i këtyre masave të vendosura nga qeveria gjermane ka filluar.”

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se “me këtë kontribut të vlefshëm për materialin e nevojshëm ushtarak ne tregojmë edhe njëherë, se Gjermania e ka seriozisht me mbështetjen e saj.” Sipas Spiegelit bëhet fjalë për paketën më të madhe gjermane të armatimit për Ukrainën. Qeveria ukrainase e përshëndeti këtë hap. Furnizimi me armë nga perëndimi tregon, se Rusia është “e dënuar” të humbasë këtë luftë dhe të “ulet në bankën e turpit historik”, deklaroi këshilltari i presidentit, Myhailo Podoljak./VOA/

Next Post

Kandidati simbol i këtyre zgjedhjeve, është në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In