• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

by A R
10/04/2026 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti për çështjet e sigurisë Redion Qiriazi ka analizuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, konfliktin e fundit në Lindjen e Mesme, duke vënë në dukje gabimet strategjike të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.

Qiriazi theksoi se lufta ka treguar qartë se fuqitë perëndimore e kanë nënvlerësuar rezistencën iraniane. “Mendoj që ky konflikt ka provuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli e nënvlerësuan deri diku aftësinë e Iranit për t’i qëndruar një konflikti të tillë”, deklaroi eksperti.

Sipas tij, qëllimi kryesor i operacionit fillestar ka qenë të nxisë një revoltë të brendshme që të çonte në rrëzimin e regjimit në Teheran. Megjithatë, kjo strategji dështoi plotësisht.

“Sigurisht, madje kemi qenë në këtë emision së bashku, Alban, kur e kemi diskutuar që qëllimi kryesor i këtij operacioni ka qenë t’i jepte një farë krahu asaj revolte të brendshme në mënyrë që të kishte një kryengritje popullore që do të ndërronte regjimin brenda tij. Qartësisht kjo nuk funksionoi”, tha Qiriazi.

Ai shpjegoi se arsyeja kryesore e këtij dështimi është se regjimi iranian kishte “gjithçka për të humbur”, duke përfshirë jo vetëm pushtetin, por edhe jetën e liderëve të tij.

“Arsyeja më e rëndësishme për këtë, mendoj, është sepse regjimi iranian kishte gjithçka për të humbur.

Pra, i vendosur përballë faktit të një shkatërrimi total – jo vetëm të një dizintegrimi politik të revolucionit të tyre, por në të njëjtën kohë edhe kërcënimit të jetëve të tyre…

Për këtë arsye ata kishin gjithçka për të humbur dhe rrjedhimisht vendosmëria e tyre ishte maksimale”, theksoi ai.

Eksperti foli edhe për strukturën e thellë të regjimit iranian, i cili është i shpërndarë si në sipërfaqe ashtu edhe në thellësi të shoqërisë, duke e bërë shumë të vështirë çrrënjosjen e tij.

Qiriazi kritikoi më tej vazhdimin e sulmeve pas dështimit të valës së parë, duke e quajtur këtë një “kurth të përshkallëzimit” të zakonshëm në konflikte.

“Gabimet më pas janë dyfishuar në momentin kur vala e parë e sulmeve nuk dha efektin e duhur, që ishte kapitullimi i regjimit… Por duke insistuar në idenë që ‘po të vazhdojmë edhe pak më shumë, regjimi do të bjerë’… Unë mendoj që ajo do të ishte një moment i mirë në fakt për të bërë edhe një hap prapa dhe për të kërkuar në fakt negociata”, u shpreh ai.

Ai përmendi gjithashtu se Irani e ka kuptuar fuqinë e tij reale jo nëpërmjet armëve konvencionale, por nëpërmjet kontrollit të frikës mbi Ngushticën e Hormuzit.

Next Post
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In