• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkiva e Marubit me teknologji të re, Kumbaro: Standard për të gjithë muzetë

by A R
18/01/2017 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk mjafton vetëm ndërtimi i muzeve të rinj dhe shpëtimi i thesareve, por mbi të gjitha është detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj që t’i pajisin këta muze me teknologjinë e nevojshme bashkëkohore për ruajtjen dhe mbrojtjen e arkivave të tyre.

Kështu u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në aktivitetin e zhvilluar në Muzeun Marubi në Shkodër, ku falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane u jetëzua projekti për ruajtjen e arkivës së këtij muzeu, i cili mundëson zbatimin e një sistemi të ri konservimi të negativëve prej xhami, filmave rul, fotografive në letër si dhe dokumentave të cilat do të vendosen në zarfa dhe kuti të reja. Falë këtij projekti janë përfituar 7.000 kuti arkivimi dhe 82.000 zarfa, të siguruara nga mbështetja e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

“ Nuk mjafton vetëm të shpëtojmë thesare dhe të ndërtojmë muze të rinj, por është detyrë e ministrisë dhe gjithë institucioneve që të sigurojnë edhe kushtet e nevojshme teknologjike që ky thesar të jetë i siguruar përjetë. Luçjani, Drejtori i Muzeut Marubi këmbëngli që në fakt nuk  mjaftonte vetëm puna e bërë deri tani me Marubin, por duhej mbi të gjitha të garantonim ruajtjen dhe jetëgjatësinë e negativëve të rrallë që mban ky muze dhe kush më mirë sesa teknologjia  dhe profesionalizimi gjerman  mund të na i ofronte këtë gjë, ndaj i jam mirënjohëse ambasadës  dhe qeverisë gjermane,  që në kuadër edhe të marrëveshjes kulturore që kemi nënshkruar vitin e kaluar e përfshiu këtë projekt brenda programit të bashkëpunimit”, u shpreh Kumbaro, e cila solli në vëmendje se e njëjta gjë është bërë edhe me Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, përuruar vetëm pak kohë më parë.

“Instalimi i teknologjisë modern për ruajtjen e thesareve të tillë tashmë është një standard. Të njëjtën gjë ne kemi bërë edhe në Muzeun e ri të Artit Mesjetar në  Korçë, ku vetëm pak javë më parë është instaluar e paisja për dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha ikonave të këtij muzeu”,  theksoi ministrja e Kulturës.

Ambasadorja Susanne Schütz, e cila i dorëzoi zyrtarisht materialet drejtorit të muzeut Luçjan Bedeni në praninë e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati tha se “Jemi krenarë dhe të lumtur, që po mbështesim zemrën e muzeut – Arkivin”.

Mbrojtja e koleksioneve të arkivës është një ndër projektet më të rëndësishme që Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” realizon falë mbështetjes së Ambasadës Gjermane në Tiranë. Një projekt i tillë, i mundësuar nga materialet e KLUG CONSERVATION synon sistemimin dhe mbrojtjen e arkivës sipas standarteve bashkëkohore. Aktualisht xham negativët, dokumentat dhe objektet, pjesë e koleksionit të muzeut, janë të vendosur në kutitë e tyre origjinale të cilat tashmë janë vjetërsuar nga koha dhe nga mungesa e kushteve të përshtatshme për konservim ndër vite. Qëllimi i parë i produkteve KLUG është të ruajë këto objekte – në rastin konkret xham negativë, dokumenta, objektet të arkivës Marubi- në gjendjen në të cilën ata ndodhen dhe jo të ndërhyjë për restaurimin e tyre./a.m.

Next Post
Një histori si shumë të tjera pa reformë

Politika si dashuri dhe martesa si interes  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com