• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkitekti që projektoi teatrin e ri: Edhe në Barcelonë protestohej në vitet ’80, por më pas…

by A R
23/06/2018 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur polemikat dhe kundërshtimet e teatrit mbajnë në protestë artistë, arkitekti që projektoi godinën moderne Bjarke Ingels kërkon të mbyll diskutimin publik duke thënë se godina ekzistuese e ndërtuar në 1945, si një hapësirë argëtimi për ushtarakët italianë dhe nuk ka gjeometrine per te funksionuar si nje Teater Kombetar.

 Një grup gazetarësh nga Tirana biseduan me arkitektin Ingels në Barcelonë ku ai ishte pjesë e një konkursi arkitekture për vendet e Europës.

 Bjarke Ingels: “Dy volumet e holla te godinave ekzistuese nuk janë ndërtuar me qëllimin për të funksionuar si Teatër Kombëtar, nuk kane dimensionet fizike për të mbajtur një audiencë të madhe. Nuk ka hapësira për skenat anësore, çka do të thotë që nuk e ka lirinë për të krijuar larmishmëri në shfaqje, nuk ka lartësinë e mbiskenës, nuk ka një nenskene: pra teatri nuk ka gjeometrinë për të funksionuar si një Teatër Kombëtar.”

 Por a mund të rikonstuktohej godina ekzistuese?

 Bjarke Ingels: “Ne e studiuam me shume kujdes hapësirën dhe mundësinë e përdorimit të dy godinave ekzistuese, por ato janë jashtëzakonisht të ngushta. Gjithmonë të duhet edhe mundësia e lëvizjes së materialeve nga dy anët e skenës nëse ke një shfaqje te madhe si për shembull Otello, Hamleti apo Mbreti Lear. Dhe mendoj se me shumë se pyetja a duhen mbajtur apo jo dy godinat e ndërtuara me qëllim argëtimin e ushtarakëve, pyetja është a duhet të ketë qendra e Tiranës një teatër të vërtetë Kombëtar, të projektuar dhe ndërtuar me qëllim që të jetë Teater Kombetar.”

Është njohur me protestën dhe qëndrim kundër në Tiranë, por thotë se me vonë do të kuptohet se Teatri është projektur për të ardhmen e artistëve.

Bjarke Ingels: ” Mendoj se njerëzit e shqetësuar për të ardhmen e Teatrit Kombetar do të kuptojnë se ajo që kemi projektuar për ta është e duhura.”

Një situate e ngjashme-thotë arkitiketi ka ndodhur dhe në Barcelonë në vitet ’80

Bjarke Ingels:  “Shumë prane me hapësiren ku ndodhemi (Qëndra Kulturore Bashkëkohore të Barcelones), është Muzeu i Artit Bashkëkohor të Barcelones. Edhe në këtë hapësirë ndodheshin disa ndërtesa ushtarake të vjetra në atë kohë që u shembën. Patjetër që edhe atëherë kishte njerëz të shqetësuar që pyesnin çpo ndodh, përse po i ndryshoni gjërat, çfare do të ndërtohet. Por mendoj se po ata njerëz sot, 30 vjet më vonë, janë tejet të lutmur që morën këto vendime të rëndësishme në vitet ’80, dhe mendoj që Tirana ndodhet ne nje moment te ngjashëm sot.”

Për arkitektin Bjarke Ingels Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të ndërtohet në kufij të sheshit Skënderbej. Është projektuar që e gjithë hapësira funksionale e teatrit, skenat anësore, nënskena, mbiskena, dhe aty ku stafi i teatrit do të përgatisë shfaqjet apo skenarin do të jenë transparente për kalimtarët e rastit që ecin në qendrën e Tiranës./OraNews

Next Post
Belgjika e papërmbajtshme, shkatërron Tunizinë 5-2 dhe siguron kualifikimin

Belgjika e papërmbajtshme, shkatërron Tunizinë 5-2 dhe siguron kualifikimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In