• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkeologët hasin rroba me fjalët “Allah” dhe “Ali” në varret e vikingëve në Suedi

by Java News
07/10/2017 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi varret e vikingëve që datojnë nga shekulli i nëntë në Suedi, janë gjetur rroba dhe lecka me mbishkrimin “Allah” dhe “Ali”.Annika Larson, hulumtuese në Universitetin në Uppsala, departamenti i Historisë Antike dhe Arkeologjisë, për Anadolu Agency tha se gjatë analizave në varret e vikingëve të zbuluara në qytetin Birka kanë gjetur rroba dhe lecka me mbishkrimin “Allah” dhe “Ali”.”Ishte një zbulim që tërheq vëmendjen. Vikingët mund të kenë qenë të ndikuar nga feja islame dhe nga besimi në jetën e pafundme në parajsë pas vdekjes”, vlerësoi Larsson.

Larsson tha se shkronjat arabe në këto fjalë janë përdorur në formë gjeometrike më kaligrafinë Kufike.”Vikingët varrosnin të vdekurit me rrobat dhe stolitë e tyre. Mbi varre, ne gjetëm disa rroba mëndafshi dhe lecka në të cilat janë shkruar fjalët ‘Allah’ dhe ‘Ali’ me shirit të argjendtë. Ky zbulim ka ngjallur emocione. Rrobat me këto mbishkrime janë gjendur në përgjithësi në maje të kokës së të vdekurit. Këto fjalë i kemi rastisur edhe në disa jastëqe”, shpjegoi Larsson.

Duke tërhequr vëmendjen në marrëdhëniet kulturore mes vikingëve dhe botës islame, Larsson tha: “Përgjatë Lumit Vollga të Rusisë, mes Skandinavisë dhe Azisë së Mesme, kishte një tregti kulturore. Këto lecka që dolën nga varret, ose janë blerë përmes tregtisë, ose janë plaçkitur. Është interesante ky këmbim kulturor. Sipas disa burimeve, arabët myslimanë udhëtonin në Perëndim për qëllime tregtare ose qëllimet të tjera”.

Larsson shton se kanë rastisur në shumë gjetje që tregojnë se vikingët besonin në jetën pas vdekjes.“Thuhet se perëndia i vikingëve, Odeni, ishte një luftëtar që migroi nga Azia dhe u vendos në rajonin Malardalen të Suedisë. Vikingët besonin se jeta vazhdon edhe besonin në parajsë ka jetë të pafund.

Ky besim është ndikuar direkt nga Islami”, u shpreh ajo.Rrobat dhe leckat e gjetura prej një javësh janë duke u ekspozuar në Muzeun në Enköping, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri më 3 shkurt të vitit 2018, shtoi Larsson.Ndryshe, dy vite më parë në një varr vikingësh nga shekulli i nëntë në Ishullin Björkö ishte gjetur një unazë me mbishkrimin Allah, përgatiti ”AA”. (b.an)

Next Post
Dy ish-drejtorë të lartë të Policisë: Vettingun në polici s’mund ta bëjë ministri Xhafaj

Dy ish-drejtorë të lartë të Policisë: Vettingun në polici s'mund ta bëjë ministri Xhafaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In