• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkat që “fluturuan” nga porti i Durrësit/ Hoxha: Me lekët e kokainës do porositen atentate të tjera në Shqipëri, ja vlera drogës

by Java News
18/07/2022 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar skandalin me mungesën e rreth 50 arkave me banane nga kontejneri në Portin e Durrësit, në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë.

I ftuar në studion e Abc Live, Hoxha tha se nuk ka asnjë dyshim se arkat kanë qenë të mbushura plotë me kokainë.

Hoxha paralelizon rastin aktual me rastin e 29 dhjetorit ku u kapën 7 arka bananesh me 119 kg kokainë.

Sipas tij bëhet fjalë për të njëjtën kompani porositëse dhe se të dyja rastet duhet të çohen në SPAK.

Duke iu referuara rastit të djeshëm me arkat që u zhdukën në mënyrë misterioze nga kontejneri i Portit të Durrësit, Hoxha thotë se 49 arkat e munguara përkthen në 830 kilogramë kokainë me një vlerë tregu prej 85 milionë eurosh.

Hoxha thotë se duhet të merren masa konkrete ndaj rasteve të tilla dhe të dënohen autorët.

Ai thotë më plotë bindje se me paratë e kokainës që u morën dje nga porti i Durrësit do të financohen atentate të tjetra në Shqipëri, siç ishte ai i fundit në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë tre të rinj.

“Një kontejner nga Amerika Latine ka mesatarisht 1080 arka. Një arkë peshon rreth 21 kg. Me çmimin që zbarkon në Durrës ajo vlen 23 mln euro. Nëse janë më shumë arka kap një vlerë akoma më të madhe.

Rasti i ditëve të fundit me mungesat e arkave me banane i ka ndodhur të njëjtës kompani porositëse të cilës iu kapën 7 arka bananesh me 119 kg në 29 dhjetor të vitit të kaluar.

Të arrestuarit janë bishti bandës. Është përdorur e njëjta mënyrë me rastin e 29 dhjetorit. Në 29 dhjetor çështjen nuk e hetoi SPAK. Sot u përsërit e njëjta gjë.

Dyshohet se mungojnë nga 49 që përkthehet në 830 kg kokainë. Kjo sasi kokaine që na është marrë në Durrës ka vlerë tregu, 85 milionë euro. Durrësi duhet të bashkohet me rastin e dhjetorit, janë të njëjtët narkotrafikantë, minimumi mos bëhet kaq haptas. Me paratë e kokainës në Durrës do të financohen atentate tjera”, tha Artan Hoxha në Abc Live./m.j

Next Post
Një foto së bashku duke pirë/ U jepet lamtumira tre viktimave të Fushë-Krujës

Një foto së bashku duke pirë/ U jepet lamtumira tre viktimave të Fushë-Krujës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com