• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Të kuptosh momentin kur duhet të humbasësh

by Arjan Vasjari
01/06/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan Vasjari

Ka një simetri, pothuajse matematikore, mes qendrimit të socialistëve ndaj ligjit të dekriminalizimit dhe demokratëve ndaj reformës në drejtësi. Zvarritja, retorika, mundimi, trysnitë, detajet, kalkulimet, hiletë janë pothuajse identike. Sigurisht edhe dështimi. Sepse në të dyja rastet, për një dialektikë historike, palët e kanë pasur të parashkruar dështimin ndaj progresit. Qoftë ligji për dekriminalizimin, qoftë reforma në drejtësi janë vektorë të qartë progresi. Këtë nuk e kuptojnë vetëm mendjet e mpira apo ato mediokre. E megjithatë, ka një element që nuk n’a lejon të vendosim shenjën e barazisë absolute mes këtyre dy sjelljeve antipolitike. Ky element është, intuita për të kuptuar momentin se kur duhet të humbasësh!

Duam apo s’duam, fakti që R(r)oshi nuk figuron më sot qytetari i parë i Kavajës, është edhe për shkak të Edi Ramës. Pikërisht të atij që R(r)oshin e përzgjodhi me dorën e vetë për të qenë administrator i atij qyteti. Paradoksi ulërret por, edhe e vërteta gjithashtu. Sepse, socialistët, me gjithë zvarritjen për një vit të ligjit, me gjithë retorikën e neveritshme, me gjithë mundimin që i shkaktuan jetës parlamentare deri në miratim, me gjithë trysninë e ndërkombëtarëve, me gjithë detajet, kalkulimet, hiletë e kështu me rradhë, në fund e votuan ligjin për dekriminalizimin. E di që aty pas rreshtit janë në pritë ata që do thonë se “e votuan nga e keqja, nga presioni i ndërkombëtarëve”. Saktë dhe qartë! Edhe unë ashtu mendoj. Vota e socialistëve për ligjin e dekriminalizimit, ishte një votë e pavullnetshme, një votë e shtrënguar. Mirëpo, logjika komune n’a sugjeron që, socialistët edhe mund të mos e votonin këtë ligj. Arsye kishin, duke filluar që nga ato ngushtësisht politike(e dinin se ligji do penalizonte mjaft deputetë apo funksionarë të saj) qoftë juridike(ligji ka probleme të natyrës kushtetuese dhe të drejtave të njeriut). Mundet edhe të mos i përfillnin deri në fund ndërkombëtarët, mundet edhe që ta shpallnin këtë ligj, jo përparësor në axhendën e tyre politike. A nuk po sillen kështu demokratët sot me reformën në drejtësi? Por Edi Rama vendosi ta votojë. Jo se donte ligjin, jo se s’mund të bënte të gjitha këto që u renditën më sipër por, kuptoi se kishte ardhur momenti që duhej të humbiste.

Me demokratët, gjithshka është e njëjtë përvec atij elementit që thamë pra, aftësisë për të kuptuar se, momenti për të humbur ka ardhur. Reformës në drejtësi i duhet hapur rruga! Mirëpo, në ndryshim nga Edi Rama, Lulzim Basha përvecse ka një vit që e zvarrit reformën në drejtësi, përvecse përdor një retorik të pështirë ambigue, përvecse po mundon gjithë jetën parlamentare deri në sfilitje, përvecse nuk po përfill ndërkombëtarët, përvec detajeve, kalkulimeve, hileve e kështu me rradhë prapseprapë nuk po e voton reformën në drejtësi. Prodhon, riprodhon dhe spekulon me arsye dhe kauza të cilat mund të jenë të drejta por, nuk janë kontekstuale. Fjala vjen, sigurisht që zgjedhjet e lira janën një imperativ demokratik i përjetshëm por, momenti historik ka rendin e tij të përparësive. Thënë shkoqur, Lulëzim Bashën, paaftësia për të kuptuar se ka ardhur koha të humbasë, e ka bërë të besojë në mënyrë arrogante se, mund t’i imponojë Shqipërisë axhendën e PD.

Eshtë e verifikuar prej shumë vitesh, tashmë se, askush në politikën shqiptare nuk e elaboron dot institucionin demokratik të humbjes. Shumë apo pak, nëse do ta kishin të kultivuar “humbjen”, si një cilësi fiziologjike e sistemit, do ta kishin më të lehtë jo vetëm të bashkëjetonin por, edhe ta përdornin me inteligjencë atë. Rasti i ligjit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi ishte, fatkeqësisht, një tjetër rast i humbur. I vetmi zhvillim ishte se, Edi Rama, së paku , diti të humbasë në momentin e duhur. Lulzim Basha as këtë nuk po e bënë dot.

Posaçërisht për JAVANEWS

Next Post

PS zyrtarizon kërkesën drejtuar Llallës: Verifikoni formularin e Flamur Nokës

Comments 3

  1. Enno says:
    10 years ago

    Bravo si perhere perfekt

    Reply
  2. Krenar says:
    10 years ago

    Arësyeja e mos arësyes që i bëhet arësyes time. Shkurt më kanë paguar të shaj me kulturë jeni bërë të pështirë. Në Shqipëri nuk ka palë veç të implikuar dhe askush nuk po bën para thjesht janë takuar fshehur dhe bëjnë dobiçat me jetëtë tona përpos këtyre u shtohen dhr anal… istët si ti që paguheni për ti prishur më shumë gjërat turp je bërë gazi i njerëzve me më shumë intelekt se ty, dhe të jesh i sigurt se ka shumë.

    Reply
  3. Spiro says:
    10 years ago

    Sh.i sakt dhe objektiv vasjari.Jawa jeni me seriozet nder portalet. Pergezime

    Reply

Leave a Reply to Krenar Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In