• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Një propozim për kompromis që Venecia do e rrëzonte

by Arjan Vasjari
09/07/2016 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan Vasjari

Është, pothuajse, në kufijtë e një paradigme politike: kompromisi është perfekt kur palët humbasin në mënyrë të barabartë. Proporcionalisht të barabartë. Në propozimin më të fundit të Partisë Demokratike nuk figuron, të paktën, as e kundërta pra, që palët të kenë fituar në mënyrë të barabartë. Jo! Oferta e demokratëve është tipikisht një ofertë tregtare rrufjanësh ku fiton vetëm njëra palë: demokratët!

Propozimi i saj ndërtohet mbi tre parakushte: 1-ndërkombëtarët duhet të jenë vetëm supervizorë në procesin e kontrollit të sistemit të drejtësisë; 2-sistemi aktual i drejtësisë duhet të ngelet autoreferencial, pra të legjitimohet vetkontrolli i sistemit; 3-konfiguracioni politik i parlamentit të mos shërbejë si kriter në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit të vetingut.

Të treja këto çështje kanë qenë publikisht të njohura si esenca e pretendimeve të opozitës mbi reformën. Qasja e palës tjetër ka qenë krejt e kundërta dhe të pranosh variantin për kompromis të PD-së do të thotë të pranosh me vullnet të lirë të humbasësh. Pa iu futur fare analizës apo arsyeve që e shtyjnë opozitën të parashtrojë, vetëm dhjetë ditë para datës 21 kur reforma do të votohet në parlament, një ofertë qartësisht egoiste, mund të thuhet pa frikë se propozimi i saj është as më pak dhe as më shumë një akt i studiuar unilateral për t’i vënë qivurin sipër mundësisë së fundit për kompromis mbi reformën.

Mirëpo, konspektuar me gjakftohtësi, propozimi i opozitës nuk përbën një arsye të pastër për t’u refuzuar vetëm prej mazhorancës. Ashtu si është elaboruar dhe formuluar, propozimin e saj do ta rrëzonte pa asnjë negocim edhe vetë Komisioni i Venecias. Sepse, tezat e opozitës janë antiteza të Venecias. Së pari, ta kufizosh rolin e ndërkombëtarëve vetëm në “rojtar të transparencës” nënkupton një qendrim të kundërt me Venecian e cila, Komisionin Ndërkombëtar të Verifikimit e ka konsideruar gurin e themelit dhe një një conditio sine qua non për besueshmërinë e reformës. Së dyti, të pretendosh që sistemi aktual i drejtësisë ka vetëdijen dhe instrumentat moral për t’u vetkontrolluar dhe vetkorrigjuar do të thotë të shpallësh se ky sistem është njëkohësisht problemi dhe zgjidhja e kalbëzimit të tij. Ndërkohë që Komisioni i Venecias u përfshi në proces duke mos pasur kurrë dyshim se ky sistem ishte problemi dhe se zgjidhja e vetme ishte kontrolli nga jashtë i sistemit. Së treti, të pretendosh paritetin në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për procesin e vetingut duke shpërfillur në mënyrë arrogante hartën politike të kuvendit, praktikisht i kë dhënë vehtes një peshë në vendimarrje që as shqiptarët nuk ta kanë dhën dhe as Venecia nuk ta ka njohur gjëkundi. Do të kishte logjikë të flitej për formulën 6+6 nëse shifra parlamentare do të ishte 70 me 70.  Madje në këtë çështje propozimi i fundit i opozitës përfaqëson një moment regresi në raport edhe me formulën e vendeve të rezervuara. Ajo ishte konceptualisht, një formulë absurde por së paku, pretendimi i opozitës reflektonte përgjithësisht raportin e forcave në parlament dhe nuk ishte dëgjuar që opozita të kërkonte të trajtohej si mazhorancë.

Përfundimisht, historia e këtyre njëzetenjë muajve të procesit të reformës nuk ka lënë ndonjë hapsirë për të menduar se kompromisi mes palëve mund të ishte një opsion.
Realisht, ajo ka qenë një histori e dominuar nga mungesa e ndershmërisë dhe gatishmëria tinzare për t’i ngritur pritë reformës në çdo cep ku shfaqej rreziku i përparimit të saj. Asnjëherë të vetme në këto njëzetenjë muaj kompromisi nuk ka qenë kredo. Shumë-shumë është tentuar në versionin e tij surrogato, por jo për të kërkuar sinqerisht konvergimin me kundërshtarin, por për të gënjyer botën se jemi duke e kërkuar. Sakaq, hemoragjia verbale e llojit “rekomandimet e Venecias” apo “vetem sipas Venecias” apo “asgjë më shumë dhe asgjë më pak se ato që thotë Venecia” ishte një alibi që diku do rrëzohej siç u rrëzua me propozimin e fundit. Le të provojë opozita t’ia dërgojë Venecias propozimin e saj ! Le t’i shpjegojë Venecias se formula e saj është një përpjekje e sinqertë për kompromis në koherencë me tezat e Venecias për reformën! E të shohim pastaj nëse Venecia do të pranojë qoftë opozitën dhe propozimin e saj për kompromis apo do të rrëzojë qoftë opozitën, qoftë kompromisin e propozuar prej saj!

*Posaçërisht për JavaNews.al

Next Post

FOTO EKSKLUZIVE/ Petro Nini Luarasi, mbrëmja fantastike e maturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In