• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një maxhorancë skandalesh dhe një opozitë skandaloze

by Arjan Vasjari
17/05/2016 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan Vasjari

Do të ishte pandershmëri intelektuale të mos denoncohej: me një densitet të tillë skandalesh mazhoranca e ka humbur betejën e saj morale me vehten dhe shoqërinë! Së paku, projekti i Rilindjes së autoritetit moral të pushtetit ka rënë. Eshtë një fenomen i pazakontë skandalesh e denoncimesh, në terma sasiorë, që do të gërryente çfarëdo shumice në sytë e opinionit publik. Le të përpiqen të gjithë që e mbështetën këtë mazhorancë tre vjet më parë (ku përfshihet edhe autori i këtyre rreshtave), për të relativizuar, minimizuar apo shpjeguar këtë spirale dekadence. Eshtë e kotë! Tashmë është një fakt i  hidhur dhe tmerrësisht zhgënjyes: kjo mazhorancë ia ka dalë ta shndërrojë skandalin nga kategori morale në kategori pushteti.

Janë vërtet shumë skandale për një mazhorancë që ka vetëm tridhjetë muaj që qeveris.Banditët në parlament,klientelizmi politiko-korruptiv CEZ-DIA, çështja Kokëdhima, aferat seksuale të funksionarëve lokalë, arratia e Eskobarit të Ballkanit, hija e përgjimeve të jashtëligjshme janë vetëm ekstrakti i një dosje që nuk mbaron së shfletuari. Nuk vlen asgjë,asnjë alibi,asnjë arsyetim,asnjë bilanc,asnjë shfajsim,asnjë akuzë,asnjë premtim. Nuk vlen alibia e “rrënimit moral ku e gjetëm”, nuk vlen arsyetimi i “vështirësive fiziologjike të shërimit të sistemit”, nuk vlen bilanci “i Lazaratit dhe modernizimit të policisë”, nuk vlen shfajsimi “edhe ne nuk jemi perfekt”, nuk vlen akuza se “ata para nesh vranë njerëz”, nuk vlen premtimi se “reforma në drejtësi është zgjidhja”. Skandalet kanë zënë poshtë gjithshka! Asgjë nuk vlen sepse askush nga ata që tre vjetë më parë e mbështetën këtë shumicë nuk i bënë kështu llogaritë. Askush nuk imagjinonte që vetëm pas tridhjetë muajsh, shënja e rrëzimit moral të kësaj mazhorance do të ishte normaliteti i bashkëjetesës së saj me skandalin. Eshtë një stinë dekadence e kësaj mazhorance jo thjeshtë prej skandaleve por,mbi të gjitha në raport me etikën e parimeve që e sollën në pushtet tre vjet më parë. Gongu ka rënë dhe pretendimi,tashmë,nuk është më Rilindja. Jo! Pretendimi i vetëm është,kur do dilet nga kjo turbinë skandalesh?

Sigurisht që pretendimi, për arsye që merren me mend, nuk i drejtohet kësaj mazhorance skandalesh. Por,nuk i drejtohet, për arsye të tjera por, po aq substanciale, as kësaj opozite e cila, edhe pa pasur mundësitë objektive të prodhojë skandale, është sidoqoftë skandaloze. Dishepujt e teorisë se, “opozita ka vetëm fjalën për të denoncuar” me siguri që nuk mbajnë parasysh se,problem i opozitës sonë nuk është se ka vetëm fjalën por sepse, edhe atë nuk di ta përdorë.

Para pak ditësh, Jozefina Topalli, me gjasë në një moment “arratie psikologjike”, elaboroi në mënyrë të sinqertë idenë se “kjo mazhorancë është skandaloze, por ne jemi edhe më keq”. Po të bazohemi në mendjen intuitive të atyre që besojnë se e ka thënë ngaqë nuk shkon me Lulin, duhet të pranojmë se opozita është politikisht normale. Mirëpo, bazuar në mendjen racionale të atyre që besojnë tek faktet dhe opozitarizmi modern, opozita në aksionin e saj politik është skandaloze.

Fraza pa leje e zonjës Topalli nuk shërben për të përforcuar pikpamjen se opozita është politikisht skandaloze. Ajo ndihmon vetëm për të shpjeguar se, mundësia e vetme që opozita të kuptoj vehten, është të mos skandalizohet vetëm me qeverisjen plot skandale të kundërshtarit por, edhe me opozitarizmin e saj skandaloz. Opozitarizmi i saj është vetëm një klishe retrograde e opozitës së Sali Berishës por, së paku atij i shkonte për temperamentin dhe kontekstin historik. Opozita e sotme është një varfëri kuptimore në ligjërim, në ide dhe në akt. Eshtë një opozitë që gjithë parabolën e saj politike e ndërton ose me ç’të reja ka nga fronti i skandaleve me brekë të mazhorancës, ose duke u kacavjerrur vetë pas brekëve të Ilir Metës.

Po! Kjo është një opozitë e dënuar nga pamjaftueshmëria skandaloze e të bërit politikë. Eshtë një opozitë e cila, ngaqë nuk arrin dot të riprodhohet brenda një fabule të re idesh, e ka zhvendosur atraksionin dhe mbijetesën e saj politike te figura quasi sakrale e qytetarit dixhital i cili, megjithë gjenialitetin kreativ, ngelet dëshmia skandaloze e dipendencës absolute të opozitës nga “objektet fetish” të Sali Berishës.

Atëhere, më mirë një mazhorancë skandalesh apo një opozitë skandaloze?

Posaçërisht për Javanews.al

Next Post

MF publikon treguesit financiarë për 2016: Të ardhurat janë rritur nga taksat

Comments 4

  1. Petrit says:
    10 years ago

    Z. Vasjari
    Jam plotesisht dakord me titullin Skandalet e mazhorances
    Ndersa per opoziten skandaloze personalisht kam pak rezerva
    Skandalet e ketij shteti jane te shumta por me e keqja ata bien direkt mbi popullin
    Ndersa nqs pretendojne se kemi nje opozite skandaloze e shumta do vazhdoje te qendroje ne opozite edhe pse nuk duhet te harrojme qe i madhi Berisha eshte pjese e opozites
    Dhe kjo mazhorence skandaloze nuk ka mundur qofte edhe nje here te vetme te nxjerre bllof te madhin Berisha me denoncon est qe ben

    Reply
  2. Krist says:
    10 years ago

    Z.Vasjari
    Maxhorancen e percakton sakte,por asnje emer nuk permende.Dhe emra per te permendur I ke me shumice dhe me nje gjithashtu shumice shembuj te vaprave te tyre.Po si more I uruar nuk te nxorri goja nje,te pakten nje,qe ne fakt vlen sa e gjithe opozita e marre se bashku.Permend emra nga opozita,e cila jo vetem qe nuk demton njeri,vec vehtes se saj,por edhe niveli I gabimeve te saj jane si Everesti,ne kodrat e Tiranes.Apo e justifikon kete difet tendin,me fjaline qe ke future ne kllapa :ku perfshihet edhe autori I ketyre rreshtave.

    Reply
  3. Nora says:
    10 years ago

    Nje pergjigje per komentuesin Krist.
    Kristi,po Vasjari nuk ka thene gje,e tha Topalli qe opozita eshte keq. Pse nuk kapesh me Jozefinen ti po kapesh me Vasjarin?

    Reply
  4. Krist says:
    10 years ago

    Nora jeni shqetesuar pa aresye.Nuk kam fajesuar Vasjarin per cka thene,.kam vleresuar qe e ka percaktuar sakte si opoziten,por akoma me sakte maxhorancen.Verejtjen ebej per mungesen e shemujve te maxhoranca.Po te rilexoni komentin tim,do me jepni te drejte,nderkohe nuk kerkoj detyrimisht falje.Faleminderit per mirekuptimin

    Reply

Leave a Reply to Krist Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com