• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arinjtë shpëtuan nga shqiptarët! Po shqiptarët?

by Mentor Kikia
17/10/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Pas alarmit që dha një media britanike dhe angazhimit të aktivistëve për të drejtat e kafshëve, arinjtë në Shqipëri po shpëtojnë nga skllavëria. Arinj të mbyllur nëpër kafazë restorantesh për të tërhequr klientw, të cilët englendiseshin duke i ngacuar e duke bërë foto kur ata hungërinin nga pamundësia për të qenë ata që janë. Arinj që japin shfaqe para njerëzve, të cilët impresionohen nga bindja dhe nënshtrimi i kafshës krenare, lidhur me me zinxhir në hundë, nwn ritmin e dajres sw pronarit dhe kwrcwnimit tw thuprws qw ai mban nw dorw. Besoj se jemi një vend ku primitivizmi i mentalitetit dhe psikologjisë kolektive, dhe modernizmi i teknologjisë jetojnë në harmoni të plotë.
Një foto publikuar në një media britanike, tregonte se si një ari gjigand në kafaz shqiptarët e dëndnin me birrë për tu argwtuar. Në vendin e këtij gazetari, edhe në kopshte zoologjike apo parqe, kafshët nuk lejohet as ti ushesh, e jo më ti ngacmosh për tu argëtuar. Megjithatë, falë këtij alarmi, Ministria jonw e Mjedisit po i çliron arinjtë nga skllavëria. Më i fundit “i këputi” zinxhirët tre-katër ditë më parë. Ata po u drejtohen kopshteve zoologjike e më pas habitateve të tjera natyrore, jashtë vendit…..
Arinjtë po shpëtojnë! Po shpëtojnë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Nga ata që i skllavërojnë, i dhunojnë dhe terrorizojnë. Po shpëtojnë nga “skllavopronarët”, nga lukunia e atyre që argëtoheshin, por edhe nga ata që e kishin për detyrë ti mbronin dhe nuk e perceptonin se kjo ishte dhunë.
Arinjtë po shpëtojnë! Po shqiptarët a do të shpëtojnë vallë nga skllavëria e tyre? A do të shpëtojnë dot, së pari, nga ndjesia e të argëtuarit duke i bërë keq tjetrit, qoftë ky edhe një ari? A do të shpëtojnë nga mentaliteti dhe ligësia që na bën të vuajmë suksesin e tjetrit dhe të gëzojmë dështimin e tjetrit?
Por duket se skllavërimi ynë është më i gjërë. Ne menduam se me heqjen e telave me gjemba në kufi në 1991, e me heqjen e vizave në 2010, kishim fituar të gjitha liritë e mundëshme. Por duket se ne të gjithë jemi në një kafaz të madh ku në një farë mënyrë kemi skllavëruar njëri-tjetrin. Jemi skllavëruar sepse na mbajnë peng për një vend pune. Na mbajnë peng me bukën e gojës. Sepse për ti siguruar apo mbajtur këto, ne duhet të sillemi, mu bash si ariu që kërcen me zinxhir në hundë, para pronarit që ka në dorë edhe dajren edhe thuprën. Ne duhet të duartrokasim, brohorasim, festojmë, protestojmë, gëzojmë, qajmë e mbajmë zi, kur dhe siç të na e kërkojnë “pronarët”.
Jemi të skllavëruar sepse ne votojmë jo të lirë, kur një herë në katër vjet vijnë e na hedhin në kafaz mashtrimin e radhës, se do ua bëjmë kafazin më të bukur e më të begatë, na japin një pako me ushqime, apo ca para të ndyra që na i kanë vjedhur po neve.
Jemi ta skllavëruar nga pamundësia për tu orientuar se çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga kafazi, sepse, edhe pasi na e hapën derën, ne nuk po dalim dot. Jemi mësuar mesaduket me jetën e kafazit, brenda të cilit bashkohen të gjitha, mashtrimi, vjedhja, tallja, dhuna, skllavëria, mungesa e lirisë….
Shpesh zgjedhim apo mendojmë si zgjidhje arratisjen nga habitati ynë, ikim, por marrim me vete edhe kafazin edhe zinxhirin në hundë. Dhe që nga parqet e lira të Britanisë, Francës apo Europës Nordike, sërish flasim po për kafazin, sërish grindemi me njëri-tjetrin për “pronarët”, sërish bëjmë tifozeri dhe krenohemi se kush e ka thuprën më të gjatë me të cilën na godasin kur nuk kërcejmë mirë. Sepse sërish nuk jemi të lirë, të lirë në shpirt e në mendje. Dhe këtë liri nuk na e jep askush, nëse nuk duam apo nuk dimë ne.

Mentor Kikia's photo.
Mentor Kikia's photo.
Next Post
Pamela Anderson viziton Assangen

Pamela Anderson viziton Assangen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com