• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ariela nuk ishte e lidhur me Aldisonin, familja e tij na premtoi para tragjedisë se…”

by A R
25/01/2018 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjesh fjalët e duhura për të ngushëlluar familjarët e Ariela Muratit, që u vra të dielën në Tiranë, nuk është vetëm e vështirë, por thuajse e pamundur.

Në shtëpinë përdhese të Pandeli Muratit, në Dukas të Fierit, hyjnë e dalin njerëz për ngushëllim. Në ditën e tretë që ata kanë hapur dyert e mortit, dhimbja sa vjen e shtohet. Arsyeja, siç thonë ata, dhe me të drejtë: “Po na e vrasin vajzën për herë të dytë…”.

Vetë familjarët e studentes 21-vjeçare ende nuk kanë folur rreth asaj që ka ndodhur. Edhe pse ata, më mirë se kushdo tjetër, e dinë të vërtetën, kanë zgjedhur të heshtin. Të heshtin me kokën lart e me sytë e skuqur nga lotët, ata ndjehen krenarë për vajzën e tyre. Në nderim të jetës së saj, që u ndërpre para kohe, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, por vetëm nga fiksimi i një të riu, shkruan “Panorama”.

Pasi nuk ka asnjë arsye për të justifikuar vrasjen. Asnjë justifikim për të lehtësuar pozitat e autorit, të thëna këto qoftë edhe nga familjarët e tij. Ata kanë folur, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet. Mbase duke dashur të lehtësojnë pozitat e Aldison Belulajt, kanë thënë se ata ishin në një lidhje.

Deklaratë, që mohohet kategorikisht nga familja e vajzës. Madje, edhe nga miqtë e saj apo edhe banorët e fshatit. Por, edhe pse kanë folur gjerësisht për një “dashuri” të refuzuar, siç shprehen ata, askush nga familja e djalit nuk doli publikisht, të dënonte veprimin e 23-vjeçarit.

Apo edhe t’i kërkonte falje familjes, kur s’ka mbetur më asgjë për t’u bërë. Ne e bëjmë. Në bisedë me të afërmit e Arielës, u kërkojmë ndjesë, ndonëse kemi pasqyruar vetëm ato çfarë deklarojnë familjarët e Aldisonit, sërish jemi bërë shkak për të shtuar dhimbjen e tyre. Ata, me të drejtë, janë irrituar.

Ne i mirëkuptojmë për çdo fjalë të rëndë apo refuzim për të folur rreth asaj që ka ndodhur. Për ata, çdo fjalë e thënë pa u menduar mirë, çdo interpretim i motivit të ngjarjes, është vërtet një vrasje e dytë.

FAMILJARET

Pandeli Murati, babai i Arielës, ka punuar gjithë jetën për t’u siguruar 2 vajzave të tij shkollimin, që ato e kishin me aq pasion. Të dyja me rezultate të shkëlqyera dhe që kishin arritur me forcat e veta të fitonin të drejtën e studimit në Tiranë.

Sot, ai ka mbetur vetëm me vajzën e vogël. E shtrëngon fort në krahë dhe babë e bijë gjejnë ngushëllim te njëri-tjetrin, për mungesën e padrejtë të vajzës e motrës. Babai i Arielës na thotë se ende nuk ka ardhur momenti për të folur. Edhe pse, siç thotë ai, ka shumë për të thënë. Të tjerë pranë tij, të afërm të Arielës, përsërisin vazhdimisht se janë prerë në besë nga familja Belulaj.

“Ata erdhën këtu dhe ne i pritëm. Na thanë se djali e donte vajzën tonë. Por ne folëm në telefon me vajzën dhe ajo na tha se nuk e donte. Si mund të vepronim ne? T’i jepnim vajzën me dhunë? Na kërkuan që djalit të tij të mos i bënim keq për shqetësimet që i kishte sjellë vajzës. I premtuam që atij nuk do i ndodhte asgjë. Por, ama as Arielës nuk do i prekej asnjë fije floku. Ata na e premtuan. Por nuk e mbajtën premtimin. Na prenë në besë. Për këtë arsye nuk bëmë denoncim”, shprehen të afërmit e Arielës.

NE FSHATIN E ARIELES

“Kur Ariela filloi gjimnazin, Aldison Belulaj ishte në vit të tretë. Ajo ishte ende fëmijë. Më pas, ai shkoi në Vlorë të ndiqte studimet. Ndërsa Ariela, pasi përfundoi gjimnazin, filloi Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Vetëm një vit ata kanë qenë në të njëjtën shkollë. Edhe sikur të mblidhen të gjitha vitet, edhe në distancë, nuk mund të bëhen 4 vjet lidhje. Ky është vetëm një mashtrim i familjarëve të tij, apo edhe ata mund të jenë mashtruar nga djali dhe nuk dinë asgjë. Por e vërteta nuk është kjo. Ariela nuk ka qenë kurrë e lidhur”.

Kështu shprehen banorë e të afërm në fshatin Dukas të Fierit, ku banon familja e studentes 21-vjeçare, që u vra të dielën në Tiranë. Megjithëse jetojnë në fshat, konceptim e dashurisë e njohin ashtu si edhe qytetarët e Tiranës. Dashuria nuk mund të fitohet me dhunë e kërcënime. Këtë e dinë të gjithë, por, mesa duket, autori i krimit ende nuk e kishte mësuar./Panorama

 

Next Post
Familjarët ishin në gjumë, hajdutët ‘boshatisin’ shtëpinë

Familjarët ishin në gjumë, hajdutët 'boshatisin' shtëpinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

June 25, 2026
Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

June 25, 2026
Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

June 25, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

“Po bëni tradhëti!”, Bido nxjerr videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

June 25, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

VIDEOLAJM/ Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

June 25, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

June 25, 2026
“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

June 25, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Bllokuan qarkullimin, procedohen penalisht 11 protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhajn

June 25, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

June 25, 2026
“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In