• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Argumentat se përse Emiliano Shullazi ngeli në burg

by Java News
10/06/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë nuk liroi nga qelitë e paraburgimit Emiljano Shullazin, i dyshuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda si autor i kryerjes së gjashtë veprave të rënda penale.
Një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari Shkëlzen Selimi nuk ka pranuar rekursin e bërë nga Shullazi për prishjen e vendimeve të dhëna më herët nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Krimeve të Rënda për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. I dyshuari kundërshtoi vendimet e dy shkallëve më të ulëta me pretendimin se Prokuroria nuk kishte prova për veprat për të cilat ai dyshohej.

Rekursi i bërë nga Shullazi është mbyllur në dhomën e këshillimit më 2 qershor 2016, me “mospranim rekursi” dhe çështja nuk ka kaluar në shqyrtim në seancë gjyqësore. Kjo do të thotë që i dyshuari do të vijojë të hetohet nga Krimet e Rënda i izoluar në paraburgim.

I njëjti vendim është marrë nga Gjykata e Lartë edhe për të dyshuarin si bashkëpunëtor të tij, Blerim Shullazin. Po më 2 qershor, Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtari Guxim Zenelaj ka vendosur për mospranim të rekursit, duke lënë të pandryshuar në këtë formë masën “arrest në burg” për të. Në lidhje me të dyshuarin e tretë të kësaj dosjeje penale, Gilmando Dani, ende nuk ka një vendim nga Gjykata e Lartë.

Rekursi i depozituar prej tij për t’u liruar nga izolimi është në fazën e studimit në dhomën e këshillimit. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, tre të dyshuarit janë përfshirë në katër raste gjobëvënieje, përvetësim pasurie përmes dhunës ndaj zyrtarëve, presionit dhe kërcënimeve, si dhe kanosje për shkak të detyrës ndaj dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

REKURSI

Rekursi i të dyshuarve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani e Blerim Shullazi u depozitua më 18 maj në Gjykatën e Lartë. Sipas rekursit, vendimmarrja e Apelit për Krimet e Rënda për të lënë në fuqi masat “arrest në burg” të caktuara nga Shkalla e Parë ishin dhënë në kundërshtim me ligjin dhe Kodin e Procedurës Penale.

Në rekurs mbrojtësit e të dyshuarve pretendonin se Prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të krijuar një dyshim të arsyeshëm, se klientët e tyre kanë konsumuar veprat penale për të cilat dyshohen. Sipas avokatëve, ndaj klientëve të tyre ka pasur vetëm informacione në rrugë operative dhe asnjë kallëzim apo deklarim nga persona të pretenduar nga Prokuroria, që ata t’u kenë vënë gjobë.

Duke iu referuar vendimit të Apelit, avokatët pretendojnë se Prokuroria provon bashkëpunimin mes të dyshuarve, vetëm me faktin se ata kanë drekuar disa herë bashkë.

PROVAT

Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se ka administruar disa prova, mes të cilave edhe përgjime, që provojnë përfshirjen e tre të dyshuarve në veprimtari kriminale. Në shqyrtimin e masës së sigurisë në Apelin e Krimeve të Rënda, organi i akuzës paraqiti një kallëzim të depozituar nga një grua, sipas së cilës Emiljano Shullazi i ka rrëmbyer një pronë me vlerë 950 mijë euro pranë Zogut të Zi në Tiranë.

Po ashtu, Prokuroria ka servirur edhe disa përgjime telefonike të kryera ndaj të dyshuarit Gilmando Dani, që sipas Prokurorisë provojnë përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.Panorama/ a.k

Next Post

Anglezët e dehur përplasen me policinë në Marsejë dhe këndojnë për ISIS (FOTO/VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In