Argjentina ka mposhtur me rezultat tenistik Paraguajin duke e mundur me rezultat 6-1
Ylli i Argjentinës Lionel Messi ka udhëhequr shokët e tij të skuadrës duke i dhënë leksion Paraguajit. Rojo (15) dhe Pastore (27) shënuan golat e parë teksa eperësinë për Paraguajin e zvogëloi Barrios në minutën e 43.
Kur u prit një rikthim i mundshëm i rezultatit nga Paraguai në skenë doli Di Maria i cili shënoi dy gola, në minutën e 47 dhe 53.
Aguero shënoi golin e pestë në minutën e 80, ndërsa 3 minuta më vonë, zëvendësuesi i Agueros, Higuain shënoi golin e fundit.
Argjentina në këtë mënyrë kalon në finale të Kupës së Amerikës ku do të ndeshet Kilin, vend ku edhe organizohet ky kompeticion për këtë vit.









