Ylli i Barcelonës është dënuar sot nga FIFA me katër ndeshje mos-lojë me kombëtaren për shkak të ofendimit ndaj gjyqtarit në ndeshjen e fundit me Kilin.
Tani Sekretari i Kombëtares argjentinase, Jorge Miadosqui, ka konfirmuar se do të apelojnë kundër vendimit të FIFA-s.
Messi është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga FIFA, pasi në ndeshjen Argjentinë-Kili ka ofenduar një nga gjyqtarët e ndeshjes. Në këtë mënyrë, sulmuesi i Barcelonës nuk do të luajë sot ndaj Bolivisë dhe do të humbë ndeshjet kundër Uruguajit, Venezuelës dhe Perusë, përgatiti Express. Leo Messi do të kthehet të luajë me Argjentinën vetëm në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit 2018, atë kundër Ekuadorit. Kur përfundoi ndeshja ndaj Kilit, Messi shkoi te gjyqtari anësor dhe nisi ta shante, duke u larguar pa i dhënë dorën. (b.an)