Stadiumi “Arena Kombëtare” nuk është përzgjedhur sërish nga ana e UEFA-s për të zhvilluar finalen e Superkupës Europiane të sezonit 2019-2020, në këtë impiant që është duke u ndërtuar.
UEFA ka publikuar emrin e stadiumit që do të presë zhvillimin e Superkupës Europiane, për sezonin 2019-2020 ku fitues u shpall impianti i klubit të Portos në Portugali, ‘Estadio Do Dragao’.
Kjo ishte hera që dytë që stadiumi “Arena Kombëtare” ishte në garë për të fituar të drejtën për zhvillimin e Superkupës Europiane, por që nuk ka mundur dot të përzgjidhet nga UEFA.
Sipas FSHF-së, Shqipëria ka marrë vlerësimet e saj maksimale për predispozicionin intensiv për organizimin e një finaleje të tillë.
Ndërkohë finalja e “UEFA Champions Leagues” do të luhet në Turqi, në Stamboll në stadiumin ‘Ataturk’.
Kurse finalja e “UEFA Europa League”, do të zhvillohet në Poloni në stadiumin e Gdanskut, ‘Arena Gdansk’. /b.d