• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ardit Gjoklaj, autopsia konfirmon vdekjen nga fadroma

by Java News
17/10/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Mjekësisë Ligjore dorëzon në Prokurori autopsinë përfundimtare në lidhje me vdekjen e 17¬-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Ekspertiza mjekoligjore, e administruar tashmë si provë në dosje, konfirmon vrasjen e të riut me fadromën, e cila ka qenë duke punuar me pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016, kur ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve nga hetimi, në raportin e Mjekësisë Ligjore thuhet se vdekja e Ardit Gjoklajt ka ardhur si pasojë e shtypjes së trupit në sipërfaqe të gjerë, përfshi gjoksin, gjymtyrët e sipërme dhe kokën. Një tjetër interesant nga akti i ekspertimit, sipas hetuesve, është se mjekët ligjorë e kanë gjetur celularin e Ardit Gjoklajt “të ngulur” në trupin e të riut. I riu që punonte në mënyrë sezonale dhe pa siguracion në landfillin e Sharrës mësohet se e ka pasur në xhepin e rrobave në krahun e majtë të gjoksit aparatin celular, që është gjetur i shtypur dhe i ngjeshur në kraharorin e viktimës. Raporti i autopsisë nga Mjekësia Ligjore është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës pak ditë më parë, pasi ka vonuar thuajse dy muaj. Ai është bazuar në këqyrjen e trupit të të riut më 7 gusht 2016 dhe më pas në interpretimet e specialistëve dhe në analizat biologjikekimike që janë kryer më pas deri në finalizimin e aktit. Organi i Akuzës e kishte kërkuar disa herë këtë dokument, i cili përbën një nga provat kryesore të dosjes së Prokurorisë. Autopsia përjashton vrasjen nga rrëzimi, nga goditja me sende të forta apo prerëse.

HETIMI

Nga ana tjetër, mësohet se grupi i hetimit ka marrë në pyetje rreth 30 dëshmitarë në total, nga të cilët gjysma e tyre janë punëtorë të landfillit, kolegë të Ardit Gjoklajt. Nga kombinimi i autopsisë së Mjekësisë Ligjore që shpjegon shkakun e vdekjes dhe deklarimet e dëshmitarëve, sipas Akuzës, konfirmohet se 17¬ vjeçari ka gjetur vdekjen gjatë punës në landfill. Vdekja e të riut, sipas Prokurorisë, ka ardhur nga goditja prej ekskavatorit me kovë të madhe metalike që drejtohej nga shtetasi Edmond Kallari, i cili natën e ngjarjes ka punuar nga ora 19:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit të ditës tjetër, duke marrë mbetje dhe duke i çuar tek Elevatori.

“Rreth orës 5:00, ai ka lëvizur për 40 minuta nga vendi i punës për nga vendi ku ka punuar viktima nga transportieri i ri, siç deklaron shtetasja Z.B., ndërsa vdekja e shtetasit Ardit Gjoklaj ka ndodhur pas orës 3:30, pasi ai në këtë orë ishte kthyer ne punë me shtetasen Z.B. Këtë lëvizje të fadromës e ka deklaruar edhe roja i landfillit, shtetasi G.K. Procesi i punës së drejtuesit të fadromës është i tillë që ka gjithmonë përpara 4 punëtorë, të cilëve u dërgon plehra me kovën e fadromës dhe ata më pas me lopata bëjnë hedhjen e mbeturinave në transportier”, thekson Prokuroria.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Milani fiton bindshëm ndaj Chievos, “katapultohet” në vend të dytë të Serie A

Milani fiton bindshëm ndaj Chievos, "katapultohet" në vend të dytë të Serie A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com