• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ardhja e afganëve në çorbën shqiptare

by Skënder Minxhozi
15/08/2021 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

I marrin që t’u bëjnë qejfin amerikanëve! Jo, i marrin sepse kanë filluar të zëvendësojnë punëtorët shqiptarë me të huaj (e patë çfarë tha për bangladeshasit?)! E ke gabim, i ka marrë Edi Rama sepse është i çmendur e do të na imponohet si me Bregoviçin! Jo jo, pa lidhje, po i marrin sepse i kanë detyruar amerikanët dhe i tremben burgut nga SPAKU në vjeshtë!

Makina e lajmeve (të rreme), reagimeve, thashethemeve e çdo lloji tjetër marrie, që lidhen me pranimin nga Shqipëria të një numri qytetarësh afganë pas marrjes së vendit nën kontroll nga talebanët, është rivënë edhe një herë në lëvizje me regjim të plotë. Si zakonisht ky përrua psiqik mbarëkombëtar rrjedh nëpër dejet e rrjetit social, sheshit virtual ku rëndom marrin zë edhe mendjet më të prishura të botës dhe ku gjithçka i ngjan pazarit të gjësë së gjallë. Kjo pjesë irracionale dhe e zhurmshme e kësaj ngjarjeje, eklipsoi madje edhe fenomenin e rrallë të dakordësimit të të gjithë faktorëve politikë shqiptarë rreth pranimit të këtij komuniteti në rrezik. As aprovimi i “të padëshirueshmit” Berisha nuk ra në sy.

Anonimët e rrjetit, të cilët mbushin tashmë një pjesë të rëndësishme të kohës publike në vendin tonë, janë të bindur se ardhja e afganëve në Shqipëri ka cilindo shkak, përveçse atë të shpëtimit nga vdekja e linçimi të një grupi personash që ndodhen përballë një regjimi në ngjitje, i cili e ka treguar në shumë pjesë të botës se çfarë është në gjendje të bëjë me fanatizmin fetar që predikon.

Në fakt që Shqipëria është një partnere e bindur e Perëndimit, sa herë që thirret të bëjë pjesën e saj modeste, kjo është diçka e mirë dhe për t’u përshëndetur. Natyrisht që administrata amerikane duhet të ndjehet mirë që një vend i vogël si Shqipëria ofrohet të japë një dorë në momentin e një krize delikate globale, prej të cilës SHBA dhe Perëndimi po dalin me kokën ulur e jo pa turp.

Në anën tjetër, turravrapi drejt llogarive meskine sesa dhe sesi fiton Edi Rama e qeveria shqiptare nga kjo krizë, kanë shumë lidhje me tallavanë e rrjeteve sociale, e pak lidhje me përfitimet reale nga kjo histori.

Dikur Berisha pati pranuar ardhjen e rreth 3 mijë muxhahedinëve iranianë por kjo nuk e ndihmoi të qëndrojë në pushtet në vitin 2013. Kjo gjë vlen edhe për këtë rast. Për Edi Ramën operacioni i afganëve është një ndërmarrje që ja bën politikisht pak më të qetë e komode verën që po kalon mes mërzisë dhe dilemës së vrasjes së kohës, pas fitores së 25 prillit.

Me krizën që ka pllakosur në PD, e majta ka nevojë të tregohet e gatshme për afganët, për të konsoliduar suportin politik të SHBA, por më shumë si një vijimësi e inerci e marrëdhënieve shumë të mira që ka me administratën amerikane, sesa si një oportunitet që u kap në ajër nga Rama për të ndrequr raportet me Uashingtonin.

Përtej kësaj tabloje të cilën këto orë e vizatojnë pak a shumë të gjithë ata që ndjekin ngjarjet politike, ka një nuancë që nuk i ngjet rasteve të tjera, kur qeveritë shqiptare janë të treguar të gatshme të pranojnë kërkesat amerikane të këtij lloji.

Ndryshimi ka të bëjë me faktin e rëndësishëm dhe të paprecedent, të përfshirjes graduale dhe proaktive të administratës amerikane në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri. Nëpërmjet kanalit gjithnjë e më të reklamuar të reformës në drejtësi, Uashingtoni ka dëshmuar se është gjithnjë e më i gatshëm të flasë më zë e jo me gjeste, për atë që ndodh në skenën tonë politike. Tashmë kemi një figurë madhore si Berisha që ka përfunduar në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, kemi një kryetar partie të larguar praktikisht me urdhër nga parlamenti për shkak të të qenit në atë listë, si dhe disa emra të tjerë të njohur që nuk mund të shkelin në tokën amerikane. Në të njëjtën kohë, amerikanët po kërkojnë që në bankën e akuzës për korrupsion e keqqeverisje të shkojnë emra të njohur nga qeveria dhe opozita.

Në këtë prizëm, mikpritja e një grupit afganësh në tokën shqiptare nuk i ngjan kryekëput precedentit iranian të tetë vjetëve më parë. Situata ka ndryshuar cilësisht. Me shumë gjasë hallexhinjtë nga Kabuli do të sistemohen në heshtje e do të bëhen të padukshëm ashtu si edhe iranianët e Manzës disa vite më parë. Kurse mbështetja amerikane gjithnjë e më tepër duket se do të fitohet duke treguar e dëshmuar vullnet politik për të avancuar në planin e brendshëm, sesa me shkelje syri e pirueta në politikën e jashtme, si kjo e refugjatëve afganë.

Situata potencialisht e re që përjetojmë në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, ribën edhe llogaritë në lidhje me ardhjen e kontigjentit afgan në Shqipëri. Këto orë fanatikët e internetit, për inat të Edi Ramës (apo për dashuri të Doktorit), janë gati t’i shpallin afganët si bangladeshas që vijnë të na zenë vendet e punës, apo të thonë se i ka sjellë Xhorxh Sorosi. Duke konkluduar padyshim se “po ja shohim sherrin miqësisë me Amerikën”!

Në këtë fluturim fantistiko-shkencor vetëm një gjë harrohet: nuk e kanë fajin afganët që vijnë nga Kabuli, fajin e kanë pasur dhe e kanë talebanët që kemi mes nesh e që kanë tre dekada që na kanë lënë këtu ku jemi. Prandaj edhe amerikanët dinë t’i dallojnë aq mirë, edhe kur nuk mbajnë çallma e brekushe…

Next Post
E nisët ditën? Zbuloni shenjat më me fat të horoskopit që yjet do i favorizojnë sot

Horoskopi ditor/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

September 28, 2026
“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

September 28, 2026
Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

September 28, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit Erion Bani: Duhet dialog!

September 28, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Shqipëria në 35 vite tranzicion ka pasur katër figura politike më karizmatike e popullore!

Precedenti i rotacionit “automatik” mori fund në 2009-n

September 28, 2026
“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

September 28, 2026
Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

September 28, 2026
“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

September 28, 2026
Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com