• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arben Duka akuzon Agron Tufën: Fundamentalist! Falet 7 herë në ditë në zyrën e shtetit

by Java News
29/04/2019 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Top Talk ka rikthyer vëmendjen tek debati për krimet e kryera gjatë Luftës antifashiste Nacional Çlirimtare dhe më pas gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Disa ditë më parë në Top Talk ka qenë i ftuar drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, që tha se ka dokumente dhe fakte për krimet e kryera nga partizanët dhe gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai pretendon se gjatë ushtrimit të detyrës së tij është intimiduar dhe kërcënuar nga persona publikë. Njëri prej tyre është edhe Arben Duka.

Tufa ka bërë një padi penale ndaj këtij të fundit dhe disa personave të tjerë, përfshi këtu edhe zotin Braho. Pyetjes së gazetarit se si është përfshirë në padi, zoti Duka tha se nuk e di se përse është paditur dhe në ç’moment. Poeti Duka e akuzon kreun e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa si fundamentalist islamik dhe se falet 7 herë në zyrën e shtetit.

“Ai ka hyr në sherr me historinë e Shqipërisë, me nipërit dhe mbesat e heronjve, që ai i ka shpallur kriminelë. Unë kam mbrojtur luftën e LANÇ-it, ai i bën kriminelë. Nuk kam ardhur të mbroj komunistët por heronjtë e LANÇ-it, që dhanë jetën në lule të jetës për kombin.

Këta që ky i shpall kriminelë, janë nderi i kombit dhe elita e luftës. Ai ka hyrë në gjak me historinë e Shqipërisë, i është kundërvënë asaj dhe thotë që po kërcënohet. Po i hyn në hak historisë dhe do ecë gjithë jetën me kokën nga mbrapa. Në gjithë botën nuk është hedhur një humorist në gjyq deri më sot dhe vetëm këtu ka bërë vaki kjo punë. Ai është një fundamentalist islamik që lutet 7 herë në zyrën e shteti. Kam prova për këtë, më kanë thënë njerëz të afërt. Le ta mohojë po të dojë ai, por është e sigurt që lutet 7 herë në ditë. Nuk mund të krahasohet pastërtia e karakterit tim me atë”, tha zoti Duka.

Më tej ai u shpreh se nuk ka dijeni për padinë që i është bërë nga zoti Tufa, duke thënë se ka bërë vetëm disa vjersha satirike në drejtim të tij.
“Unë nuk e di se pse më ka hedhur në gjyq. Unë për atë kam bërë vjersha humoristike dhe satirike. Nuk kam bërë gjë. Ai është i tëri shkretëtirë, nuk meriton as të urrehet. Nuk kam asgjë personale me atë. Atë nuk ka gjyq që e mbron nga zemërimi popullor. Ai mohon gjithçka që është shqiptare, jo vetëm luftën”, përfundoi ai.

/a.meta

Next Post
Shkencëtarët: Stresi është ngjitës për njerezit!

Shqiptarët ndër më të stresuarit në botë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In