• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët ndër më të stresuarit në botë!

by Java News
29/04/2019 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët janë populli i 4 në botë me nivelin më të lartë të stresit për 2018. Këto janë shifrat që ka publikuar “Gallup” në sondazhin e realizuar, ku 55% e popullsisë përjetojnë stres të vazhdueshëm. Sociologia Arjana shprehet se kriza politike që po përjeton Shqipëria, është një shkaktar i stresit në popullsi. Ndër të tjera ajo ka sqaruar edhe pasojat që shkakton stresi i vazhdueshëm dhe metodat si mund ta trajtojmë.

“Janë faktorë duke nisur nga ato ekonomikë, faktorët socialë, por edhe ato politikë së fundmi, pasi e gjithë kjo trysni e ushtruar është një formë presioni dhe natyrisht ndihet në atë që në ë quajmë herë pas here, ngarkesë emocionale ndonjëherë e dëmshme, dhe kjo e shoqëron individin me përjetimin e stresit në jetën e përditshme. Kur stresi është mbi nivelet e caktuara, pra e kemi me tepricë, do të thotë që ne duhet të fillojmë të shqetësohemi sepse kthehet në një stres kronik, sepse sjell pengesa në aktivitetin e përditshëm, qoftë edhe dëmtime në shëndet, që është shumë I rëndësishëm. Shpesh herë kemi ngarkesa emocionale në vendet e punës por edhe në familje, shumica janë prindër që kanë problematika me fëmijët, kanë problematika familjare, pra njerëz për të cilët duhet të kujdesen dhe ndonjëherë kjo ngarkesë bëhet shumë e madhe. Aktiviteti në natyrë dhe komunikimi i mirë bën që ne të kemi një shëndet më të mirë”, – shprehet Arjana Muça.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e pyetur nga Report Tv pohojnë se përjetojnë shpesh stres, ndërsa si shkaktar të stresit cilësojnë punën, ekonominë, dhe sfidat e përditshmërisë.

Përjetoni shpesh stres?

Po, përjetojmë.

Përjetoj shpesh.

Pak.

Ndonjëherë.

Cilat janë arsyet?

Puna, përditshmëria, gjithçka.

Po ja ne që jemi në pension, ta kemi pak më të lartë.

Papunësia, na sjell shumë stres.

Në sondazhin e “Gallup” Greqia vijon të mbajë vendin e parë në botë me popullsinë më të stresuar që prej vitit 2012, ku 59% e grekëve kanë pohuar se përjetojnë stres gjatë ditës. Nivelin më të lartë të stresit duket se e përjetojnë grupmoshat 30-49 vjeç, me 65% të të anketuarve. /raport.tv

 

/a.meta

Next Post
Takimi i Metës me të vegjlit, PD- LSI pas perdeve

Takimi i Metës me të vegjlit, PD- LSI pas perdeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In