• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aq shumë e kanë shkatërruar këtë vend, sa po na bëjnë me zor “me dasht Enver Hoxhën”  

by Java News
06/12/2016 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një anketim për “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen,” zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e dialogut kombëtar rreth shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”, ka nxjerrë në pah disa fakte mjaft domethënëse sa i përket periudhave para dhe pas viteve ’90. Nga anketimi ka rezultuar se 45% e shqiptarëve, sipas rajoneve, kanë mendim pozitiv për ish-diktatorin ndërsa 42 përqind kanë mendim negativ. Shifra e pëlqimit shkon në 50% në Juglindje dhe 55% në Jug dhe jugperëndim të vendit. Kurse sipas moshës, 52% e shqiptarëve mbi 55 vjeç kanë mendim pozitiv për rolin e Enver Hoxhës.

Në fakt anketimi vetëm sa pohoi me zë e figurë atë që prej shumë vitesh mërmëritet në qendrat e mëdha urbane dhe jourbane, nëpër familje, bisedat e ndryshme mes njerëzve brenda dhe jashtë vendit, nostalgjia për kohën para viteve ’90, duke vlerësuar direkt dhe indirekt periudhën kur vendi udhëhiqej nga lideri komunist Enver Hoxha. Mjafton madje të ndjekësh edhe postimet në rrjetet sociale, ku fotot më të klikuara janë ato që personat hedhin si kujtime të para viteve ’90.

Po përse po ndodh kjo? A është nostalgji për diktaturën apo shenjë e qartë e zhgënjimit që kanë njerëzit nga kalvari 25 vjecar i të ashtuquajturës demokraci? Për hir të së vërtetës duhet thënë se kjo nuk është nostalgji për diktaturën, por shprehje e qartë e zhgënjimit të thellë që kanë shumica e shqiptarëve për mënyrën sesi është qeverisur ky vend pas viteve 90′. Korrupsion galopant, një sistem drejtësie që vetëm sa ka ndihmuar në plaçkitjen e vendit nga një taraf pushtetarësh, politikanësh dhe qeveritarësh që janë pasuruar dhe që nuk kanë aspak turp të nxjerrin në pah plaçkitjen që u kanë bërë parave të shqiptarëve.

Një rend publik thuajse inekzistent ku vrasjet, vjedhjet, grabitjet dhe dhunimet kryhen ditën për diell, ku banditë kanë marrë peng jetën e qyteteve, ku vjedhja e votave është bërë normë, ku vrasjet shtetërore kryhen në mes të Bulevardit dhe askujt nuk i hyn “gjemb në këmbë”. Ku fshtra shfarosen si pasojë e aferave korruptive dhe të gjithë ja hedhin “pa lagur”. Ku deklarimet e pasurive kapin shifra miliona euro dhe nuk arrijnë dot t’i justifikojnë. Ku prona publike është bërë si “mall pa zot” dhe të fortët në qeveri dhe politikë e plaçkisin pa i bërë syri “tërr’ nga ligji. Ku krimi në familje ka marrë përmasa të frikshme. Ku djali vret babanë apo e kundërta. Ku vëllai vret vëllanë për një gardh, ku babai vret grua e fëmijë pa u menduar dy herë etj. etj.

Kjo është e vërteta e Shqipërisë post 90′. Pas viteve 90′ Shqipëria që kemi para syve është një Shqipëri e zhytur në depresion të thellë, një pacient i pashërueshëm.

Praktikisht për këtë Shqipëri të shpërfytyruar janë vetë ata të cilët rendën të marrin pushtetin pas rrëzimit të komunizmit duke parë vetëm interesin e pushtetit dhe aspak atë të krijimit të një shansi real që të gjithë të kishin një mundësi jo vetëm të shprehurit të mendimit por edhe të një mundësie më të mirë ekonomike. Etja për pushtet bëri që të goditej tharmi i demokracisë, vota.

Ndërtuan më pas një drejtësi të kriminalizuar për t’u mbrotjur nga zullumet, si dhe e përdorën pushtetin për pasurim familjar dhe të tarafit rreth tyre. Kjo pabarazi ka bërë që shumë njerëz të kujtojnë se vërtetë para viteve 90′ nuk bënin ndonjë jetesë kushedi se çfarë, nuk kishin mjetet e fundit teknologjike të kohës, por të paktën shoqëria nuk ishte kaq e shpërfytyruar sa është sot.

Të gjithë e drejtojmë gishtin te klasa udhëheqëse e pas viteve 90′ për këtë situatë. Dhe me të drejtë. Aq të keqe e kanë bërë jetën tonë, sa me zor, të çojnë të kesh mall për kohën para viteve 90. Realiteti i këtyre 25 viteve pa frikë mund të cilësohet si pjesa më e shëmtuar e historisë qeverisëse të Shqipërisë. Gjatë këtyre 25 vite kemi humbur shumë më shumë se kemi fituar. Mjafton të shikosh skenat në Kuvend për të kuptuar injorancën e përfaqësuesve të popullit, fjalorin ordiner të personave që kanë qenë president dhe kryeministra, mungesën e thellë të ndjeshmërisë njerëzore, e mbi të gjitha, gjenerimin e gjuhës së urrjetjes dhe të dhunës që po hap plagë në të gjithë vendin.

Asnjë udhëheqje politike, në gjithë historinë e Shqipërisë, nuk ka qenë kaq vulgare, kaq e dhunshme, kaq e korruptuar, kaq e kriminalizuar sa udhëheqja e këtyre 25 viteve. Atëhere për çfarë duhen respektuar? Nuk është se njerëzit kanë nostalgji për Enver Hoxhën dhe aq më pak të kërkojnë kthimin e tij. Por liderët politik të këtyre 2 dekadave kanë qeverisur aq keq e kanë shkaktuar aq plagë, sa i’a kanë kaluar me dhjetra herë Enver Hoxhës. I kanë bërë shqiptarët të duan me zor Enver Hoxhën.

Armando Meta

 

Next Post
Pse disa femra tradhëtojnë? A është fjala për hormonet apo pakënaqësia e lidhjes?

Pse disa femra tradhëtojnë? A është fjala për hormonet apo pakënaqësia e lidhjes?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

April 25, 2026
SHBA vendos sanksione ndaj rafinerisë kineze dhe “flotës fantazmë” të Iranit

SHBA vendos sanksione ndaj rafinerisë kineze dhe “flotës fantazmë” të Iranit

April 25, 2026
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

April 25, 2026
“Epsteini” ynë

Drejtësia e re duhet të japë prova që nuk është e shantazhuar nga korrupsioni

April 25, 2026
BE nxjerr “asin nën mëngë” përballë presionit të Trump, cili është neni që mund të përdoret në rast sulmi të huaj

BE nxjerr “asin nën mëngë” përballë presionit të Trump, cili është neni që mund të përdoret në rast sulmi të huaj

April 25, 2026
Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

April 24, 2026
Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

April 24, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

April 24, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

April 24, 2026
“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In