Gjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple” do të paguajë 38 miliardë dollarë taksa për përfitimet e realizuara jashtë vendit, për shkak të reformës së re fiskale të votuar nga SHBA-ja, njoftoi sot kompania.
Kjo kompani, në krye të klasifikimit në bursat botërore, theksoi gjithashtu se “do të kontribuojë drejtpërdrejt në ekonominë amerikane me më shumë se 350 miliardë dollarë në pesë vitet në vijim, duke krijuar 20000 vende pune apo investime pranë furnitorëve dhe nënkontraktorëve të tij në SHBA”, raporton kp.
Gjiganti i smartfonëve ka njoftuar gjithashtu se do të hapë një kampus të ri që do t’i dedikohet fillimisht pritjes së shërbimeve të asistencës teknike për klientët e kompanisë. “Vendndodhja e tij gjeografike do të bëhet e ditur në fund të vitit”, theksoi “Apple”.
ma.me