• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

APPD mbyll fushatën në Tiranë/ Basha: Votoni Halim Kosovën, punon me dinjtet

by
19/06/2015 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet mbylli të premten në mbrëmje fushatën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi qytetarët të votojnë Halim Kosovën, njeriun që për 35 vite me radhë punoi me dinjitet, duke luftuar natë e ditë e duke iu shërbyer familjeve.

Që nga data 22 qershor, premtoi Basha, Halim Kosova do të luftojë për ju si kryebashkiaku i ardhshëm nga Shëngjergi në Ndroq, nga Petrela në Zall Bastar e këtu në zemrën e Tiranës.

“Ne kemi platformën tonë, kemi ofertën e taskave të ulëta për shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në rajon, kemi ofertën tonë për uljen me 25 % të çmimit të energjisë, kemi ofertën tonë për faljen e kamatvonesave në të gjithë Shqipërinë. Kemi ofertën tonë përballë kandidatit të majtë që shpenzon çdo ditë 200 mijë euro për propagandë me doktor Halim Kosovën që për 35 vjet çdo ditë punoi si ju, prindërit tanë. Ju e dini se ç’është puna e djersa e një njeriu që punoi me dinjitet e me përkushtim e që ka falur jetë me shërbimet e tij”, iu drejtua Basha qytetarëve të mbledhur në shesh.

Duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime, Bsha tha se vota e të dielës është shumë më shumë se zgjedhje vendore. “Alternativa tjetër është alternativa e dorëzimit pashallarëve të oligarkisë që premton taksa të larta rritje të papunësisë, çmime të rritura e që thotë është drejtimi i duhur. Por ne nuk do t’i lejojmë. Ne kemi tjetër vizion e alternativë”, tha Basha. Basha u shpreh se sheshi ‘Nënë Tereza’ një ditë më parë i ngjante shesheve të diktaturës, ku nëpunësit ishin detyruar të vinin dhe të qëndronin ulur gojëkyçur. Sipas Bashës, mbështetësit e të majtës së bashkuar ishin të lodhur dhe të dëshpëruar ndërsa qytetarët e mbledhur në shesh për opozitën janë energjikë dhe të bindur tek fitorja e PD.

Kreu i demokratëve u ndal tek kandidatët e mazhorancës, të akuzuar prej opozitës si të përfshirë në aktivitete kriminale. “Kandidoi sërish trafikant në Kavajë, trafikant në Krujë, trafikant në Devoll, trafikant në Kurbin”, deklaroi ai.

Halim Kosova: Bashkia e Tiranës nuk është as e kuqe as blu, por e qytetarëve

Kandidati i Aleancës për Punë e Dinjitet për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova duke ftuar qytetarët të votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit deklaroi se bashkia e Tiranës nuk është as e kuqe as blu, por e qytetarëve. “Do t’i përvishemi punës së bashku për të arritur atë që kemi ëndërruar për qytetin tonë”, u shpreh Kosova. Kosova tha se nuk është politikan, por një menaxher i mirë, dhe se nuk do të lejonte politikën të ndërhynte në punën e tij, por do të ishin qytetarët ata që do të kontrollonin punën e tij. Madje, ai premtoi se në mbledhjet e këshillit bashkiak do të mund të merrnin pjesë qytetarët dhe do të mund të jepnin sugjerimet e tyre.

“Do të garantoj transparencë në qeverisjen e bashkisë, më shumë shërbime, cilësi dhe mundësi punësimi. Unë nuk jam politikan tipik, dhe projekti im bazohet në punë dhe jo në fjalë. Virtyti im është fjala e mbajtur e morali. Ne së bashku kemi përcaktuar projektet për kryeqytetin. Ju ftoj të votoni për Tiranën e së ardhmes”, tha Kosova. Kosova tha se së bashku do ia dalim të bëjmë një kthesë të madhe për Tiranën, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët.

Investimet në infrastrukturë, shkolla, kopshte, çerdhe, mjedise për të moshuarit, kënde sportive për të rinjtë, ishin disa nga angazhimet që ai mori para qytetarëve. Kosova premtoi edhe uljen e taksave lokale për sipërmarrjen.

Next Post

ASHE mbyll fushatën në Durrës/ Rama: PD-së, marrëzia i duket sukses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Netanyahu: E paralajmëruam Britaninë për një sulm të mundshëm nga Irani -

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Netanyahu: E paralajmëruam Britaninë për një sulm të mundshëm nga Irani –

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com