• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aplikimi nuk u pranua në seli, Kokalari publikon letrën e kandidimit: PD ka futur kritere të reja, janë antikushtetuese! U firmosën nga Vokshi

by E B
30/04/2026 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evi Kokalari ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale pasi vetëm pak kohë më parë publikoi fotot ku tregonte se dokumentacionin ia kishte dërguar në rrugë elektronike në adresë jo vetëm të Sali Berishës, por edhe të djalit të tij Shkëlzenit, Albana Vokshit, Ivi Kasos, Nokës.

Ndërkohë kësaj radhe ajo ka publikuar “Letrën e Interesit” dërguar PD-së me aplikimin. Në deklaratë Kokalari nënvizon se për këtë garë PD-ja ka futur kritere të reja, duke përfshirë kërkesën e kontributit 10-vjeçar dhe aktivitetit zgjedhor. Më tej ajo thotë se ato janë antikushtetuese dhe janë firmosur nga Albana Vokshi.
Deklarata e plotë:
Më poshtë gjeni “Letrën e Interesit” dërguar PD-së me aplikimin.

_______________

Dorëzimi Zyrtar i Kandidaturës për Kryetare të Partisë Demokratike të Shqipërisë – Dorëzuar Nën Protestë.
I nderuar Z. Berisha,

Të nderuar anëtarë të KOKOA,

Po ju drejtohem për të dorëzuar zyrtarisht kandidaturën time për pozicionin e Kryetares së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ky dorëzim vjen pas letrës të mëparshme zyrtare të dërguar nga avokati im, Ron Coleman, më 19 Mars 2026. Si një nga themelueset e “Komisionit të Rithemelimi” e regjistruar zyrtarisht në dokumentet e depozituara në Gjykatën e Tiranës, kam luajtur një rol vendimtar në ndërtimin e mbështetjes popullore dhe institucionale që bëri të mundur rikthimin e Partisë Demokratike nga udhëheqja e Lulzim Bashës tek ajo e Sali Berishës.

Dorëzoj këtë aplikim nën protestë të fortë. Partia ka futur së fundmi kritere të reja për këtë garë, duke përfshirë kërkesën e kontributit 10-vjeçar dhe aktivitetit zgjedhor, të cilat janë antikushtetuese. Këto ndryshime duken se janë hartuar posaçërisht për të diskualifikuar një nga themeluesit e Rithemelimit, personalisht mua. Kam plotësuar tashmë 5 vjet kontribute direkte në Parti dhe kam mbajtur mbështetje dhe angazhim të vazhdueshëm gjatë viteve para 2021.

Sa i përket opinionit publik të Sekretarit të Partisë se unë nuk jam anëtare e saj, ju lutem të kuptoni se emri im në dokumentet e Gjykatës së Tiranës si një nga themelueset e Rithemelimit është prova e qartë dhe e mjaftueshme e anëtarësisë sime. Kjo anëtarësi lind automatikisht. Përveçse nëse mund të provoni se e rikthyet Partinë vetëm me meritën tuaj personale, gjë që nuk mund ta bëni, sepse pa kontributin tim, ju nuk kishit asnjë shans.

Personalisht nuk i pranoj këto rregulla të rishkruara, të cilat bien në kundërshtim me statutin ekzistues të Partisë dhe parimet e drejtësisë dhe demokracisë së brendshme. Dorëzimi i këtij aplikimi nuk përbën pranim ose pajtim me këto ndryshime rregullash. Kohëzgjatja e këtij procesi tregon qartë natyrën e tij të padrejtë.
Kriteret e reja u shpallën publikisht një muaj mbas shpalljes së garës, dhe me më pak se 24 orë afat për reagim, një fakt edhe më i rëndë duke pasur parasysh se udhëheqja e Partisë e di shumë mirë që unë ndodhem aktualisht në Shtetet e Bashkuara. Kjo lë praktikisht zero mundësi reale për përgatitje ose dorëzim të duhur, sidomos për dikë që kontribuon nga larg.

Kontributet e mia politike tejkalojnë larg pragun e ri 10-vjeçar. Lidhjet ndërkombëtare dhe marrëdhënjet që kam ndërtuar me Partinë Republikane në Shtetet e Bashkuara kalojnë më shumë se një dekadë. Janë pikërisht këto lidhje afat-gjate që mundësuan ndihmën që unë ju dhashë juve në vitin 2021.

Për më tepër, kam dhënë kontribute të rëndësishme politike nëpërmjet pjesëmarrjes sime aktive në disa fushata kongresionale në SHBA. Kam qenë Delegate Alternative e Partisë Republikane të Shtetit të New York-ut në Konventën Kombëtare Republikane (RNC) të vitit 2024 – një fakt lehtësisht i verifikueshëm. Nëse kam qenë e kualifikuar për RNC-në, Partinë Republikane, atëherë jam më se e kualifikuar për të udhëhequr opozitën drejt fitores në Shqipëri.

Në dritën e ndryshimeve të pritshme të statutit të Partisë që po lejojnë udhëheqësit që duhet të kishin dhënë dorëheqjen por refuzojnë dhe po futen në garë, duhet të bëhen dispozita të barabarta për të siguruar që themeluesit dhe kontribuesit kryesorë të lëvizjes Rithemelimi të kenë të njëjtën të drejtë.

Duhet të theksoj gjithashtu se kriteret e reja u firmosën nga Znj. Albana Vokshi, e cila vetë nuk ka asnjë rekord fitoreje në zgjedhje të brendshme apo kombëtare, nuk është zgjedhur kurrë me votë të lirë Kryetare e Forumit të Gruas apo anëtare e Kryesisë, dhe mban vendin e deputetes vetëm nëpërmjet listave të mbyllura të emëruara, e jo nëpërmjet votës direkte. Kontributet e saj të kufizuara në Parti, përtej manovrimeve dhe manipulimeve të brendshme, ngrenë pyetje serioze mbi autoritetin e saj për të vendosur kritere diskualifikuese ndaj kontribuesve realë dhe kyç të fitores kundër Lulzim Bashës. Ky aplikim selektiv dhe jokonsistent i standardeve e bën të pavlefshëm legjitimitetin e procesit aktual.
Kjo letër interesi/kërkese shërben si dorëzimi im zyrtar i kandidaturës duke përmbushur kriteret që janë publikuar nga ju vetë. Bashkangjitur, ju lutem gjeni formularin e plotësuar si dhe CV-në. Jam e gatshme të paraqes çdo dokumentacion shtesë, duke përfshirë referenca nga personalitete të politikës Amerikane.

Mbetem thellësisht e përkushtuar ndaj Partisë Demokratike që pret akoma të Rithemelohet, dhe pres që ky dorëzim të regjistrohet dhe të trajtohet siç duhet.

Nën protestë të plotë,

Evi Kokalari

Themeluese e Foltores,

Bashkë – themeluese e Komisioni i Përkohshëm të Rithemelimit

Next Post
Ferit Hoxha me homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia: Mbështetje e fortë për rrugën europiane të Shqipërisë

Ferit Hoxha me homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia: Mbështetje e fortë për rrugën europiane të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com