• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aplikimet në universitete, shtatë mijë më pak se vendet në dispozicion

by Aalison Pearse Stevens
13/08/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i kandidatëve në garë për të fituar një vend në universitet është rreth 27.700, ose gjashtë mijë më pak vende nga sa janë të gatshëm të presin institucionet e arsimit të lartë.

Në raport me kuotat që ofrohen në universitetet shtetërore e private, mbi 34 mijë në total, logjika e thjeshtë matematikore lë të nënkuptohet se probabiliteti i aplikantëve për të fituar të paktën një nga dhjetë preferencat e hedhura në formularin e aplikimit në IAL është shumë i madh.

Kufiri i notës mesatare 6 si kusht për të aplikuar dhe numri i konsiderueshëm i mbetësve në provimet e Maturës janë dy nga arsyet e numrit relativisht të ulët të aplikuesve në universitete.

Zyrtarisht, sot është përmbyllur faza e parë e aplikimeve. Deri në fund të muajit, universitetet do të kenë në dorë listën e plotë të kandidatëve bashkë me të gjitha të dhënat që i ndihmojnë ata të përzgjedhin më të mirët në bazë të kritereve të vendosura më herët.

MUNDËSITË

Në vitin e parë të pranimeve, sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, kur nuk ka ende një standard të unifikuar, maturantët kanë nisur të bëjnë vetë përllogaritjen e pikëve bazuar në rezultatet e provimeve dhe notën mesatare të tri viteve. Prej dy javësh, të gjitha universitetet kanë bërë publike numrin e studentëve që do të pranojnë për çdo program studimi, përkatësisht 24.915 në universitetet shtetërore (bashkë me trojet) dhe 9158 në ato private.

Thuajse të gjitha këtë vit kanë njohur rritje kuotash në degë të caktuara, por lufta më e fortë për një ulëse në universitet pritet të zhvillohet për Tiranën, veçanërisht degët që këtë vit ofrojnë një kapacitet pritës më të ulët. E tillë është Mjekësia, e cila do të pranojë vetëm 888 studentë të rinj në auditore. Ndryshe nga Mjekësia, Universiteti i Tiranës, ai Bujqësor e Politekniku kanë rritur kuotat totale nga 5% deri në 10%.

Kështu, universiteti më i madh në vend do të pranojë këtë vit 5589 studentë, Bujqësori 1974, ndërsa politekniku 1819 studentë të rinj. Ndonëse ende nuk janë publikuar përzgjedhjet e kandidatëve, trendi i degëve sipas ekspertëve në AKP mbetet i njëjtë: Drejtësi, Administrim Biznes, Teknologji Informacioni e të tjera.

Në sistemin e ri të aplikimit, ku rolin e ndërmjetësi e luan Agjencia Kombëtare e Provimeve, këtë vit janë futur edhe universitetet private, të cilat nuk do të mund të pranojnë asnjë student që nuk ka aplikuar më parë në sistemin e Maturës Shtetërore online.

Sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, fituesit do të zgjidhen nga vetë universitetet pasi të kenë marrë nga AKP-ja të gjitha të dhënat e aplikantëve për të bërë renditjen e atyre me më shumë pikë, bazuar në formulën e përllogaritjes që ndryshon nga njëri universitet te tjetri.

Sipas udhëzimit të Ministrisë, fituesit që duhet të shpallen brenda datës 5 shtator, duhet të regjistrohen në fakultete për t’i hapur rrugë raundit të dytë të garës për vendet e lira. Faza tjetër nis në javën e fundit të shtatorit, nga data 23 deri më 1 tetor, duke iu dhënë një mundësi edhe mbetësve që japin provimet në vjeshtë.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Arrestohet shqiptari, rrihte gruan në sy të fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In