• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Apeli/ Zjarret po shkaktojnë dëme të mëdha në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin, zjarrfikëset s’kanë mjete! Fermerët duan dëmshpërblim për ullinjtë e djegur

by Java News
27/07/2021 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qindra sipërfaqe me ullishte, vreshta por dhe pyjet me pisha janë djegur gjatë muajit korrik, për shkak të zjarreve që shpeshherë janë të qëllimshme. Zjarrfikësit janë duke hasur në vështirësi të mëdha për shkak se mungojnë mjetet logjistike, e nga ana tjetër janë fermerët ata që kërkojnë dëmshpërblim për dëmet.120 ha kullota dhe pisha të buta janë djegur përgjatë 4 ditëve kur flakët përpinë malin e Dukatit në Vlorë. Dëmi është mjaft i madh, ndërsa prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj shprehet se zjarret janë të qëllimshme….

Mamaj adresoi kritika për Bashkinë e Vlorës, e cila nuk ka pajisur zjarrfikëset me mjete logjistike.

“Këta lloj piromanësh të cilët veprojnë mbrapa shpinës së autoriteve kur forcat zjarrfikëse ndodhen në një territor të caktuar duke shuar zjarrin, piromanët mund të riaktivizojnë zjarre në zona të tjera. Nuk mund të pranohet që zjarrfikësit janë pa veshmbathje, pa këpucë, pa mjete të mbrojtjes kundër zjarri për vetën e tyre në radhë të parë, por edhe mjetet e domosdoshme për të përballuar një situatë e cila quhet e rrezikshme. Ne kapacitetet e shuarjes zë zjarrit nga ajri i kemi shumë të kufizuara për shkak të zjarreve të njëkohësishme që kanë rënë në të gjithë territorin e Republikës. Mos të harrojmë që ka zgjatur rreth 10 ditë shuarja e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe të gjitha kapacitetet e aviacionit për shuarjen e zjarrit janë në remont”, u shpreh Mamaj.

Flakët e zjarrit ka shkrumbuar 7 mije rrënjë ullinj në fshatin Zhejë të Kurbinit, duke shkaktuar një dëm kolosal për fermerët. Ata akuzojnë autoritetet vendore pasi janë vonuar për shuarjen e flakëve.

“Unë tani kërkoj ndihmë nga shteti. Kjo është prona ime, me këto tre vjeçarë kemi kaluar me këtë, kemi ngrënë e kemi pirë. Zjarrfikësit kanë ardhur në und fare kur janë fikur flakët.

Këto janë djegur nuk riparohen më. Janë shumë vjeçar. Shteti është mirë të vë dorën. Ne këtë kemi ekonomi, nuk kemi ekonomi tjetër.

30 vite ka që me këto jemi duke ngrënë bukë e spitale e ilaçe për vete. Muaj prë muaj ilaçe. 150 mijë marrë unë pension e 150 mijë ky, për ca na dalin. Nuk e di ku do të marrim tani e mbrapa se deri tani kemi ngrënë buke me këto. Ndihmë prej shtetit po pati mundësi,

Janë djeg rreth 7 mijë rrënjë ullinj dhe mua më janë djegur disa rrënjë ullinj sepse me një rrënjë ulliri që më ishte djegur aty kam arrit të marr deri në 240 kg ullinj. Janë ullinj të mbjellë që në vitin 1983”, thanë fermerët.

Zjarri në fshatin Zhejë u shkaktua nga pakujdesia, teksa një grua digjte shkurre. 45-vjeçare është proceduar penalisht, ndërsa asnjë nga institucionet nuk është parë në terren për verifikimin e dëmeve. Janë djegur rreth 1600 rrënjë ullinj e drurë frutore në Karbunare, ndërsa për shuarjen e flakëve punuan zjarrfikësit e Lushnjës dhe banorët e zonës.

“Vatra ishte mu këtu dhe mori tutje. Mora zorrën e ujit nga pusi im dhe pasi thirra unë erdhën banorët e zonës që nuk kishte pjesë toke”, u shpreh një banor.

Brenda muajit korrik janë shënuar 10 vatra zjarri në Bashkinë e Lushnjës, shumica aksidentale, ndërsa në dy raste policia ka ndaluar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Për 4 ditë me radhë zjarret në fshatrat Lalar, Kraps dhe Gjorgoz kanë djegur rreth 3 ha me pisha, afro 300 rrënjë ullinj si dhe 500 metra me vreshta. Ndrëkohë, gjatë mbrëmjes së sotme është aktivizuar një vatër zjarri në Tragjasë të Vlorës.

Sipas shefit të zjarrfikëses në Fier, Maksim Zarka situata është e vështirë pasi mungon logjistika. Me rregullore për 1500 banorë duket të ketë një mjet zjarrfikës, ndërsa Bashkia e Fierit me plot 200 mijë banorë ka vetëm 2 mjete zjarrfikëse. Gjatë muajve qershor dhe korrik, zjarrfikësit janë përballur me 30 zjarre në gjithë territorin, në mungesë totale të mjeteve logjistike.

Next Post
Prishtinë/ Mbërrijnë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, i presin autoritetet dhe familjarët

Prishtinë/ Mbërrijnë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, i presin autoritetet dhe familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In