Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e fajësisë për Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut”, se ka korruptuar një zyrtar të Avokatit të Popullit për një çështje prone në Durrës.
Por treshja e gjyqtarëve rriti dënimin e dhënë ndaj tij në Shkallë të Parë nga 1 vit e 3 muaj burg, në 3 vite heqje lirie, sipas kërkesës së SPAK.
Që prej nxjerrjes së masës së sigurisë, Laho është në arrati pasi nuk u gjet nga Policia, teksa avokati i tij pretendoi gjatë procesit se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.











