• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli i Përparim Kabos: Shpëtoni Mihal Luarasin!

by Java News
07/01/2017 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident i pak ditëve më parë, ka rënduar gjendjen shëndetësore të regjisorit dhe dramaturgut Mihal Luarasi. Një rrëshqitje këmbe në një pusetë pa kapak do t’i shkaktonte një shembje, por falë kujdesit mjekësor dhe mbi të gjitha atij familjar, Luarasi, tashmë në moshën 87-vjeçare, ndihet më mirë. Ky incident u bë publik nga filozofi dhe kritiku i artit Përparim Kabo, i cili shkroi në rrjetin social facebook, një mesazh të gjatë, ku përpos se njoftonte për ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të regjisorit, u bënte apel të gjithëve “të ndihmonin dhe shpëtonin” Mihal Luarasin.

Në veçanti, një thirrje për kryebashkiakun Veliaj, i cili përgjigjet për punët publike në Tiranë, ministrin e Shëndetësisë Beqaj dhe kryeministrin Rama, që të kujdesen për shëndetin e regjisorit.

“Koha nuk pret… Nëse ndodh nesër diçka, atëherë… unë do të bëj akuzë publike, se pakujdesia dhe mosshërbimi juaj vret në Shqipëri…”, shprehej Kabo, i cili orë pas ore ka njoftuar për gjendjen shëndetësore dhe për ndihmën që po i jepej atij.

Në një prej këtyre njoftimeve, bën me dije se ministri Beqaj, personalisht po kujdesej për këtë rast.

Po ashtu, dy fëmijët e regjisorit dhe aktores së njohur Edi Luarasi, e cila po ashtu është në një gjendje jo të mirë shëndetësore, kanë vënë në dijeni të gjithë ata që me të drejtë janë shqetësuar, pas thirrjes së Kabos, mbi ecurinë e shëndetit të të atit.

REAGIMI I FËMIJËVE

I kontaktuar nga gazeta “Panorama, i biri i regjisorit, Eltoni, na bën me dije, se gjendja e Luarasit është stabilizuar.

“Tashmë gjendja e tij është më e mirë. Me gjithë dëshirën e mirë, mund të them se prof. Kabo e ka alarmuar më tepër seç duhet situatën. Incidenti i pak ditëve më parë, vetëm sa e rëndoi më shumë gjendjen shëndetësore të tim eti, e cila është si rezultat i moshës së tij të thyer tashmë. Unë prej 6 muajsh kam ardhur në Tiranë dhe po i qëndroj mbi krye tim ati”, thotë Elton Luarasi.

Sipas tij, i ati ka marrë shërbimin mjekësor që i duhej. Fatmirësisht nuk kishte asnjë frakturë, që do të mund ta rëndonte më tej situatën e tij shëndetësore. Kundër këtij alarmi të vënë nga Kabo ka qenë edhe e bija, Lea, e cila përmes një statusi në facebook, edhe në emër të të vëllait, kërkon pak qetësi në këto ditë.

Ajo po ashtu ka njoftuar se i ati ka marrë ndihmën e duhur, ndërkohë që mësojmë se prej kohësh të dy fëmijët po përpiqen t’i tëheqin prindërit e tyre në Zvicër.

“I drejtohem publikut shqiptar duke e falenderuar nga zemra për dashamirësinë kundrejt prindërve tanë të shtrenjtë! Ndërkohë ju lutem shumë, shumë, për të respektuar me diskretion jetën private të familjes sonë. Vëllai im i mrekullueshëm është kthyer nga Zvicra prej majit të vitit 2016 në Tiranë, duke lënë gjithçka të tijën për t’ju shërbyer mamit dhe babit. Ai dhe prindërit tanë shumë të moshuar dhe të sëmurë nuk e meritojnë këtë lakuriqësi sociale… Jemi jashtëzakonisht të prekur… Babi dhe Mami janë me shërbim privat në shtëpi dhe ne presim të stabilizohen për t’i tërhequr në muajt e ardhëm në Zvicër, mbas një lufte të jashtëzakonshme me zyrat dhe qeverinë zvicerane.

Ju lutem, për disa ditë të lini tim vëlla dhe mua të qetë të bëjmë punën tonë. I kërkojmë ndjesë qeverisë për këtë thirrje që nuk vjen nga ana e familjes tonë”.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Prishet teleferiku, djaloshi sheh vdekjen me sy

VIDEO/ Prishet teleferiku, djaloshi sheh vdekjen me sy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In