• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli lë në fuqi dënimet për “babagjyshët”, 13 grabitjet e bujshme të bandës

by A R
02/10/2017 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin e formës së prerë për anëtarët e bandës të njohur si “Babagjyshët”. Grupimi i njohur për një sërë grabitjesh të bujshme brenda por edhe jashtë vendit, nuk ka arritur dot të përfitojë ulje dënimi.

Gjykata ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë. Referuar vendimit të sotëm, gjykata ka konfirmuar për Ilir Kupën 23 vite burg, Mark Shpendi dhe Enea Qerushi me 16 vite, Hajdar Sefa 14 vite, Edmond Selala 9 vite dhe Agustin Sula, si bashkëpunëtor i drejtësisë, me 6 vite burg shkruan JavaNews.

Ilir Kupa njihet si kreu i bandës. Ai ka kryer grabitjet pasi u arratis nga një burg grek. Kupa ka ideuar disa prej grabitjeve të grupit, duke filluar nga ajo në një qendër tregtare, por edhe një sërë argjendarish të tjera. Kjo bandë ka kryer dy grabitje edhe në Maqedoni ku një pjesëtar i saj u vra në shkëmbim zjarri.

Ja 13 grabitjet e bujshme të “babagjyshëve”:

1. Më dt. 11.01.2013, rreth orës 6 pasdite, është kryer vjedhja e mbetur në tentative me armë, në bashkëpunim, i një argjendarie pranë stacionit të trenit, Durrës, pronë e shtetasit A.F.

2. Më datë 28.09.2013, rreth orës 19.10 është vjedhur me armë në bashkëpunim, dyqanin argjendari, në pronësi të shtetasit A.B. ndodhur  në Lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.

3. Më datë 25.10.2013 rreth orës 13.20 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur i firmën agroushqimore “A..T..A..”, ndodhur  ne Vorë, ku kanë marrë shumën prej 1000 dollarë  arkëtares së kësaj firme.

4. Më datën 05.11.2013, rreth orës 14.30, është vjedhur me armë, në bashkëpunim, argjendaria në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë vjedhjes është plagosur pronari i saj,  ndodhur në qendër të qytetit Laç.

5. Më datë 25.11.2013, rreth orës 13.45, është vjedhur nga tre persona të armatosur “Argjendari Gj….”, në vendin e quajtur tek tregu i qytetit Fushë-Krujë, në pronësi të shtetases P. B.,  ku janë vjedhur një sasi bizhuterish, si edhe një sasi rreth 500.000 (peseqind mije) lekë.

6. Më datë 24.12.2013, rreth orës 17.30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim Argjendaria “G….”, ndodhur në qendrën tregtare “TEG”, në fshatin Lundër, Tiranë.

7. Më 28 shkurt 2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i pikës së shitjeve të makinave Mercedes Benz, ndodhur  ne autostradën Tiranë Durrës, pranë mbikalimit të Kasharit,  ku kanë marrë shumën prej 100 000 lekë.

8. Më datën 14.04.2014, rreth orës 10;36, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga katër persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i kompleksit të shërbimeve A.M.L, ndodhur  ne Rrugën “Konferenca e Pezës”, Tiranë  ku kanë marrë shumën prej 1 000 000 lekë.

9. Më dt. 22.04.2014, rreth orës 09:30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me motor, i argjendarisë “AÇ”, ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, përballë Gjykatës së rethit Gjyqësor Tiranë, në pronësi të shtetasit A. Ç.,  ku kanë marrë shumën prej rreth 600 000 lekë.

10. Më dt. 03.06.2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, i pikës së skrapit në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, në pronësi të shtetasit R. Z., ku kanë marrë shumën prej 150 000 lekë.

11. Në datë 26.11.2014, rreth orës 17:30, është kryer vjedhja e banesës së shtetasit K. G., ndodhur në fshatin Kallmet, Lezhë, ku kanë marrë shumat prej 1 000 000 lekë dhe 5000 USD. Gjatë vjedhjes, i dëmtuari ka qënë në banesën e tij së bashku me nënën dhe bashkëshorten. Krahas vjedhjeve të mësipërme, të kryera në Shqipëri, grupi ka realizuar edhe dy vjedhje në Maqedoni.

12. Në datë 30.04.2014  është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasit R.H, ndodhur në Strugë, ku është marrë një sasi prej 5.5 kg flori. Këtë vjedhje, autorët e kanë realizuar të veshur si femra. Gjatë vjedhjes ka pasur përplasje me armë me personat e argjendarisë dhe policisë maqedonase.

13. Në datë 29.07.2014 është vjedhur një argjendari, ndodhur në Dibër të Madhe, ku gjatë vjedhjes, autorët kanë shkëmbyer zjarr dhe është vrarë njëri nga bashkëpunëtorët në kryerjen e kësaj vjedhjeje, shtetasi Miljan Elezi (alias Artur Tafani). Në këtë vjedhje është marrë një sasi prej 12 kg flori. Në çdo rast, krahas personave që kanë marrë pjesë aktive në vjedhje, bashkëpunëtorët e tyre kanë kryer veprime konkrete në funksion të aktivitetit kriminal, si sigurimin armëve dhe automjeteve për realizimin e veprës penale./JavaNews.al/a.m.

Next Post
Presidenti i Katalonjës kërkon bisedime ndërkombëtare për krizën

Presidenti i Katalonjës kërkon bisedime ndërkombëtare për krizën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Deklaratat e Koçekut për kërcënime nga një grup kriminal/ Klosi: Duhet denoncim në organet ligjzbatuese

June 17, 2026
“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

June 17, 2026
Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

June 17, 2026
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

June 17, 2026
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

June 17, 2026
“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

June 17, 2026
“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

June 17, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In