Gjykata e Apelit ka lënë në arrest me burg Ismail Morinën, duke mos ndryshuar masën e sigurisë. Avokati i tij, Ardian Visha është shprehur pas seancës se do të bëjë rekurs të vendimit.
Më herët, gjatë seancës Visha tha se Morinës nuk i është ofruar mbrojtje dhe për këtë është detyruar të vetëmbrohet. Avokati Visha tha se Morina ka marrë kërcënime të ndryshme pas hedhjes së dronit në Beograd.
“Ekstremistët kanë deklaruar se paguajnë deri në 1 milionë euro për të vrarë Ismail Morinën”, është shprehur Visha.
Vetë Morina është shprehur se kërkoi mbrojtje nga Ministria e Brendshme dhe ndërrim identiteti por nuk iu pranua. Ai tha se mbante dy pistoleta, pasi njëra prej tyre nuk ishte teknikisht e sigurtë.
/ Top Channel