• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli i Zaev pas takimit me Merkel: Integrimi në BE i Rajonit nuk duhet të vonohet më! Na duhet zgjidhja e shpejtë

by Java News
14/09/2021 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë me dije se gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me Kancelaren Angela Merkel në Tiranë, ranë dakord se integrimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimorë nuk duhet të vazhdojë të vonohet.

Kancelarja Merkel gjatë takimit me liderët e vendeve të Rajonit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë me dije se gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me Kancelaren Angela Merkel në Tiranë, ranë dakord se integrimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimorë nuk duhet të vazhdojë të vonohet. Me një postim në Facebook, Zaev ka dhënë detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre gjatë takimit, teksa shprehet se Maqedonia e Veriut i ka përfunduar “detyrat e shtëpisë” dhe se vendi ka nevojë për zgjidhjen sa më të shpejtë të pengesave politike, për t’i hapur rrugë integrimit.

“Falënderoj kancelaren Merkel për angazhimin e saj personal, për punën e saj të përgjithshme të përkushtuar dhe kontributin e paçmuar në forcimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Maqedoninë e Veriut, si dhe për mbështetjen e vendit të saj në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në BE.Ne kemi nevojë për zgjidhjen sa më të shpejtë të pengesave politike dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ne i kemi përfunduar me sukses detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që ne të ndalemi këtu, përkundrazi ne punojmë çdo ditë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë. Me kancelaren Merkel ne u pajtuam që integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit nuk duhet të vazhdojë të vonohet dhe se përparim i qëndrueshëm është vërejtur nga të gjitha institucionet përkatëse evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë të shtetit”, thotë Zaev.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, zhvilloi sot një vizite zyrtare në Tiranë, të fundit jashtë vendit në pozicionin që mban.

Nga Tirana mesazhet e saj ishin të qarta ku fokusi i rajonit duhet të jetë në proceset e nisura nga Nisma e Berlinit, ndërsa shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.

Merkel u prit me një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Rama e nderoi Kancelaren Angela Merkel me medaljen ‘Ylli i mirënjohjes publike’. Vetë Kancelarja tha se ndihet e vlerësuar dhe shprehet e kënaqur që ka bashkëpunuar me Ramën.

Next Post
Pushteti i hidhur/ Talebanët përçahen kur vjen puna për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar

Pushteti i hidhur/ Talebanët përçahen kur vjen puna për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

September 10, 2026
Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

September 10, 2026
Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

September 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Buxheti i shtetit nuk jepet me vetëshërbim

September 10, 2026
“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com