• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Apeli i industrisë turistike dhe ekspertëve merr përgjigjen e Shalsit: Po punojmë me disa skenarë!

by Java News
12/05/2020 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia Covid-19 dhe për përfaqësuesit e kësaj industrie 2020-ta është vit mbijetese.

Zak Topuzi nga shoqata shqiptare e turizmit, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, tha se industria turistike ka dy javë që pret një datë për hapjen e sezonit.

“Rasti më i mirë do jetë turizmi rajonal. Jemi në fazën e përgatitjes. Protokolli i vënë ka pengesa, ka kosto shtesë por më e rëndësishme hotelet dhe baret do të punojnë me stafe të reduktuara dhe staf të kualifikuar. E gjitha kjo do të sjell të papunë dhe ketë kosto të shtuar. Por nuk mendoj se do ketë rritje të cmimeve. Pasi turizmi bazë do jetë ai rajonal apo ai i brendshëm. Dhe në jemi të përgatitur për vit mbijetese, në këto kushte pretendojmë të ketë lëvizje, turizëm. Kemi dy javë që kemi kërkuar dhe vazhdojnë bisedimet për të hapur sektorin e turizmit rajonal.

Por problemi është që duhet të marrim masa për të filluar. Ne duam një datë hapje, duam angazhimin e pushtetit vendor dhe policisë që biznesi të organizojë plazhet. Duhet starti urgjent, pastaj data të jetë edhe e diskutueshme, por duhet starti që ne të bëhemi gati. Të na lejojë policia, të lejohet lëvizja.” – theksoi Topuzi në Përballë.

Në përgjigjë të kësaj kërkese ministri i shtetit për sipërmarrjen Eduard Shalsi tha se qeveria ka disa skenarë për hapjen e aktivitetit turistik por pa përmendur një afat konkret për hapjen e sezonit.

“ Po mendojmë se si do të fillojë aktiviteti turistikë dhe po punojmë me disa skenare. Po ndjekim me shumë vëmëndje edhe hapjen e kufijëve si dhe mënyrën se si do të lëvizin njerëzit, po përgatemi për skenarin e turizmit vendas, po shohim ndërkohë se cfarë do të ndodh me linjat ajrore, lëvizshmërinë.” – theksoi Shalsi në Përballë.

Ndërkohë ekspertët e ekonomisë gjykojnë se koha është elementi më i rëndësishëm për sektorin.

“Unë gjykoj se elementi më i rëndësishëm është koha. Vende që i kemi konkurrentë në këtë fushë shumë shpejt janë gati të projektojnë edhe hapjen. Po ashtu për ne është e nevojshme një hapje rajonale, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Problemi më i madh që shoh unë për sektorin është parashikimi, sepse asnje nuk pushon në caste të fundit. Është një shpenzim i rëndësishëm për familjet dhe programohet.” – tha eksperti i ekonomisë Gent Beqiri në emisionin Përballë.

Next Post
Vettingu e lë “bosh” prokurorinë/ Gent Ibrahimi: Nga 94 prokurorë, 43 syresh nuk e kaluan dot

Kreu i KLP, Ibrahimi optimist: SPAK do japë rezultate, shpejt betohen dhe 3 prokurorë te Meta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In