• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli i akdamikëve dhe Rexhep Qosjas: Po zhdukim emrat shqiptarë te fëmijët tanë

by A R
02/07/2018 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, e cila ka për kryetar nderi, akademikun Rexhep Qosja, duke parë fenomenin e përhapjes së emrave të huaj te fëmijët e sotëm shqiptarë, ka organizuar një takim në Prishtinë me qytetarë kosovarë që kanë emra nga krahina e Labërisë.

Kreu i saj, Ago Nezha tha për DITA se po të heqësh një paralele në sfondin e emrave që kanë shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë, vëren ndryshime të pakrahasueshme. Gjendja civile me emrat e fëmijëve shqiptarë, është e mbushur me emra të huaj.

“Kur ndodhesh në një mjedis familjar apo shoqëror në Shqipëri dhe prezantohesh me emra fëmijësh, do dëgjosh emra italianë, gjermanë, anglezë, amerikanë, rrezik edhe afrikanë, por shumë pak, ose rrallë do dëgjosh emra ilirë.  Shkretëtira shpirtërore, zbrazëtia, çrrënjosja e besimit, mendësitë racionaliste e natyraliste që janë përhapur në ditët tona, e bën shqiptarin e sotëm më të pasigurt, të çorientuar dhe psiqikisht të trishtuar.  Po t’u referohemi kombeve të qytetëruara si Franca, Spanja, Gjermania, shohim se i ruajnë me fanatizëm emrat, gjuhën dhe zakonet e tyre. Franca ka shkuar edhe më tej, duke nxjerrë ligje që nuk lejojnë vendosjen e emrave të huaj në mjedise publike” – tha Nezha.

Pjesëmarrësit në këtë takim mbanin emra nga gjithë gjeografia e krahinës së Labërisë, duke filluar nga Labëri, Labe, Lab, Labeat-e, Laberion-a,Vlora,Vlona, Aulona,Vlonjat, Vlorian-e, Vloriat-e, Saranda, Delvina, Gjirokastra, Gjirokastrit-e, Gjinokastra, Argjira, Argjiro, Himara,Vjosa, Orik, Çamëria, Shqipe, Shqiponjë, Shqipdon, Shqiprim,  etj.

Takimin e përshëndeti Akademiku Rexhep Qosja, i cili theksoi se: “emrat janë pasuri e madhe kombëtare. Emrat mbajnë vulën e traditës, zakoneve, kulturës, psikologjisë,botëkuptimit, historisë dhe filozofisë popullore”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, theksoi se: “jo vetëm brezi i vjetër por dhe më të rinjtë e vazhdojnë traditën e emrave me prejardhje nga krahina të Shqipërisë”, duke e ilustruar me një shembull që një nënë e re punonjëse në Ambasadën Shqiptare kishte lindur vajzë dhe e kishte pagëzuar me emrin Vlora.

Ai, deklaroi se: “ vetëm Kosova ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora, që po punojmë të organizojmë një ekskursion në qytetin e Vlorës, siç realizuam me 50 vajza e gra me emrin Saranda që i çuam në Sarandë”.

Një vëmendje të veçantë për të pranishmit pati edhe kumtesa që mbajti historiani i njohur Profesor Pëllumb Xhufi, që shpalosi historinë e Labërisë. Këtë takim e përshëndetën dhe përfaqësuese të komunitetit me emra nga Labëria, si Drejtoresha e Institutit pedagogjik Labëri Luzha dhe gazetaria Saranda Bujupi.

“Emrat dhe gjuha, janë binomi esencial i identifikimit kombëtar, një pasuri kombëtare  që duhet ruajtur e transmetuar brez pas brezi. Por të dy këto simbole, veçanërisht në Shqipëri janë goditur rëndë. Kur takohesh me një europian, aziatik apo afrikanë, nëpërmjet emrit të tij menjëherë e kupton identitetin kombëtar. 

Ky fenomen nuk ndodh në Shqipëri, pasi emrat e fëmijëve tanë janë shartesa e nën shartesa të kombeve, llojeve e racave të ndryshme, që duhet përkthyes ti kuptosh. Ndërsa emrat kosovarë janë një shembull i traditës i vlerave të popullit tonë, që duhet përshëndetur dhe përgëzuar si një trashëgimi kulturore atdhetare.

Në Shqipëri, tendenca për të vënë emra të huaj manifestohet dukshëm jo vetëm te fëmijët, por edhe te institucionet private, lokalet, e deri te emisione televizive.  Kjo është një përgjegjësi e shoqërisë shqiptare, por edhe e qeverive në këto 28 vjet që nuk kanë treguar vëmendje për këtë fenomen që e gërryen pa mëshirë çështjen e identitetit kombëtar” – thotë për DITA, akademiku Nezha./a.m.

Next Post
Meksikë, kandidati i së majtës zgjidhet president. Trump: Mezi pres të takoj!

Meksikë, kandidati i së majtës zgjidhet president. Trump: Mezi pres të takoj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com