• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apele kundër përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës nga policia

by Java News
27/07/2020 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistët duan të ndalojnë policinë të përdorë mjete për njohjen e fytyrës – dhe tani disa kompani të mëdha të teknologjisë po shkallëzojnë bashkëpunimin me forcat e zbatimit të ligjit.

Mikrosofti kohët e fundit njoftoi se nuk do tu shesë teknologji për njohjen e fytyrës departamenteve të policisë në Shtetet e Bashkuara, të paktën derisa të ketë një ligj federal për rregullimin e teknologjisë.

Njoftimi pason gjigandët e teknologjisë, IBM dhe Amazon. Secili prej tyre njoftoi kufizime në planet për të shitur teknologji të njohjes së fytyrës në përgjigje të protestave anti-racore në të gjithë botën pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë në Mineapolis të Minesotës.

Kundërshtarët thonë se programi për njohjen e fytyrës ka të meta.

“Ajo nuk arrin të identifikojë ose keqidentifikon gratë, të rinjtë dhe njerëzit me lëkurë më të errët. – Teknologjia siç është tani, përdor aktualisht bazën e të dhënave që përfshijnë fotografi të marra zakonisht kur një persona arrestohet. Kjo do të thotë se në to ka një përfaqësim të madh të pakicave, të njerëzve me ngjyrë, imigrantëve dhe gratë transgjinore që do të përkeqësonin padrejtësitë ekzistuese në sistemin tonë kriminal”, thotë Nathan Sheard, në Fondacionin Electronic Frontier.

Sipas gazetës Washington Post, aziatikët dhe afrikano-amerikanët ka të ngjarë më shumë se 100 herë të keqidentifikohen sesa burrat e bardhë. Ekziston gjithashtu shqetësimi i shkeljes së privatësisë. Por zoti Sheard argumenton se, edhe nëse do të funksiononte si duhet, ai ende nuk duhet të përdoret.

“Njerëzit do të pengohen të ushtrojnë të drejtën e grumbullimit sipas Amandamentit të Parë, si dhe nga aftësia e tyre për t’u shoqëruar me këdo që duan apo për të vizituar klinikën mjekësore që duan, të shkojnë në institucionin fetar që zgjedhin dhe të mos kenë frikë se janë nën një mbikëqyrje të vazhdueshme“, thotë zoti Sheard.

Polemikat mbi teknologjinë e njohjes së fytyrës nuk janë të reja. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Reformë në Dhomën e Përfaqësuesve mbajti një seancë vitin e kaluar për të shqyrtuar përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës nga qeveria dhe subjektet tregtare.

“Minimumi, Kongresi duhet të miratojë një moratorium mbi përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës nga policia si një mundësi për abuzim, mungesë mbikëqyrje dhe pamaturi teknike që paraqet një rrezik shumë të madh, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara“, thotë Joy Buolamwini, themelues i Ligës Algorithmic Justice.

San Francisko, jozyrtarisht kryeqyteti tekniknologjisë në botë, kohët e fundit u bë qyteti i parë amerikan që ndaloi përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës nga policia dhe zyrtarët e tjerë. Shteti i Illinois ka një ligj që u kërkon kompanive të marrin leje me shkrim përpara se të mbledhin të dhëna biometrike si gjurmët e gishtave, skanimet e fytyrës, etj.

“Kjo është një teknologji që keqidentifikoi 28 anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara – me të vërtetë mund të keqpërdoret tmerrësisht nga qeveritë“, thotë Aaron Peskin me Bordin Mbikëqyrës së San Franciskos.

Qeveritë në të gjithë botën kanë filluar ta përdorin atë. Australia po investon në një bazë të dhënash kombëtare biometrike të fytyrës të quajtur “Aftësia”. Në Britani, ka zona të njohjes së fytyrës. Kina e përdor atë për të monitoruar pothuajse çdo gjë – edhe si një mjet për detyra të tilla si, për shpërndarjes e letrës higjienike në VC-të publike.

Dhe, mos harrojmë që Apple-i e ka si një veçori për të zhbllokuar iPhone-in.

Disa, si Bruce Hanson, i cili drejton një kompani që përdor të dhëna biometrike për qëllime identifikimi, thonë se kjo teknologji nuk do të zhduket.

“Sigurisht, duhet të ketë rishikime për mënyrën e përdorimit të praktikave – por të heqësh teknologjinë biometrike, është një lloj si të heqësh Internetin sepse mund të përdoret për qëllime të këqija“.

Ndoshta nuk do të ikë, por një gjë duket e qartë – me tërheqjen e gjigandëve të teknologjisë, përgjegjësia dhe mbikëqyrja do të bjerë mbi ligjvënësit për të vendosur se si do të përdoret ajo në Shtetet e Bashkuara.

Next Post
FOTO/ Yjet e Hollywood, Tom Hanks dhe Rita Wilson bëhen qytetarë grekë

FOTO/ Yjet e Hollywood, Tom Hanks dhe Rita Wilson bëhen qytetarë grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve

Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve

May 15, 2026
Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

May 15, 2026
Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

May 15, 2026
Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

May 15, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“Egoja në politikë të fundos”, Mesazhi i Thaçit nga Haga për politikanët

May 15, 2026
Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

May 15, 2026
Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)

Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)

May 15, 2026
Përlotet Pacolli: Kisha rrobat e grisura në shkollë. Shkova në shtëpi dhe nëna më fshiu lotët

Përlotet Pacolli: Kisha rrobat e grisura në shkollë. Shkova në shtëpi dhe nëna më fshiu lotët

May 15, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

May 15, 2026
Trump nuk largohet pa marrëveshje? Nis raundi final i bisedimeve me liderin kinez

Trump nuk largohet pa marrëveshje? Nis raundi final i bisedimeve me liderin kinez

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In