• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apel LIVE të dashurës 17-vjeçare: Mos aborto! 26-vjeçari rrëfen arrestimin e kërcënimet e familjarëve të vajzës

by A R
18/11/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori dashurie, një “Romeo e Zhulieta” e kohëve moderne ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Bëhet fjalë për një vajzë, sot 17 vjeçe e cila u njoh me djalin e ëndrrave të saj, edhe nëpërmjet rrjeteve sociale fillimisht. Rrëfimi i kësaj historie vjen pikërisht nga djali, Alesio, i cili është 26 vjeç dhe për fat të keq nuk e ka pranë sot atë që do, ose më mirë ata që do, pasi vajza është shtatzënë. Pas një kohe prej 2 muajsh bashkëjetese prindërit e vajzës denoncojnë në polici dhe vajza rikthehet në shtëpi, ndërsa djali arrestohet por sërish fiton pafajësinë. Prindërit e 17-vjeçares kishin deklaruar se vajza ishte mashtruar dhë më pas përdorur si prostitutë, por 26-vjeçari hedh poshtë të gjitha këto teori.

“Gjithçka ka nisur rreth 7 muaj më parë. Goca quhet F. Shabanaj sot 17 vite. Emrin e pagëzimit e ka Alesia. Një njohje moderne nëpërmjet celularit si fillim pastaj u takuam dhe gjërat ndodhen shpejt. U takuam në Fier kryesisht natën dhe pastaj erdhi një ditë në shtëpinë time ne mëngjes me një kushërirën e saj. Atë ditë e kuptoi familja e saj dhe filloi vazhdimisht ta dhunonte i ati. Kjo u bë shkak që ajo u largua nga shtëpia unë atëherë jetoja vetëm dhe ajo u vendos te banesa që jetoja. Pastaj familja e saj më kërcënonin me jetë për kthimin e vajzës. Nuk e cilësonin më vajzën si pjesëtare të familjes por si një turp”, ka rrëfyer Alesio.

Ai ka treguar se më pas të dy kishin ikur në Sarandë ku punonin në lokal nate dhe kërcënimet kanë vijuar edhe aty.

“Më pas shkuam dhe u vendosëm në Sarandë. Aty filluam punë si kamarerë në lokale nate por presionet sa vinin dhe shtoheshin. Pranova që të më takonte një kushëri i saj në Sarandë dhe i shpjegova se vajza nuk donte që ta kërkoja në shtëpi dhe se kishte frikë t’i takonte përsëri prindërit. Ai iku dhe më mori në telefon duke më kërcënuar me jetë dhe se do të ma merrte vajzën. Bisedën e kam regjistruar. Kur lajmi doli në media, pasi kishin denoncuar prindërit e saj vajza u nis për në shtëpinë e saj. Unë shkova ta kërkoja po dera e asaj shtëpie s’mu hap. Me vajzën u përballëm përsëri në Fier në komisariat pasi më patën denoncuar se e doja vajzën për prostitucion. Kishin imponuar mendjen e vajzës sigurisht me presion e dhunë. Ajo rrinte si e ngrirë dhe kur ishim ballë për ballë folëm mirë e bukur, sapo erdhi i ati u bë dyllë e verdhë në fytyre e nuk fliste, veç rrinte kokulur”, ka treguar 26-vjeçari.

Meraku i tij i madh është edhe fëmija që 17-vjeçarja mban në bark. Ai i kërkon të mos e abortojë, pasi nëse nuk e do, ai thotë se do të kujdeset vetë për fëmijën.

“Kërkoj sigurisht në radhë të parë fëmijën që ajo ka në bark, të mos e dështojë. Nëse ajo se do unë do kujdesem për të. Tani besoj se është 2 muajsh shtatzënë. Deri para 10 ditëve nuk kishte dështuar dhe i dukej barku, pasi e vuri re edhe polici gjyqësor”, tha Alesio.

I riu ka rrëfyer se fillimisht nuk e dashuronte Alesian por u takua me të me rekomandim të kushërirës. Pas disa takimeve Alesio tha se u lidh shumë dhe u dashurua me vajzën.

“Ka një fytyrë të ëmbël dhe sjellje të mirë dhe të bën ta duash më shumë. Kemi pasur shumë kontakte, biseda të gjata gjatë natës. Di shumë për familjen e saj, sekrete të familjes së saj. Vajza vjen nga një familje shumë e varfër dhe problematike.

Vajza në familjen e saj kishte një dhunë psikologjike dhe fizike të vazhdueshme. Motrat e saj kishin pasur probleme edhe për t’u martuar. Kishin ikur pa pëlqimin e prindërve dhe prindërit kishin frikë se kjo do bënte të njëjtën gjë dhe e dhunonin”, tha Alesio.

Ai i druhet faktit që Alesia nuk do t’i përgjigjet thirrjes së tij për shkak të presionit të prindërve.

“Alesia është e vogël, është një fëmijë, 17 vjeç dhe do pranonte çfarëdo që t’i thonë familjarët e saj. Nëse do kisha një moment që të flisja, ajo do të vinte me mua.

Shkoja e merrja tek shtëpia me makinë dhe shkonim në hotel vetëm rrinim. Jemi takuar rreth 5 herë. Unë i kisha thënë hajde shiko ku jetoj në Vlorë. Unë jetoj vetëm, pasi prindërit i kam të divorcuar dhe pjesa tjetër e familjes është në Itali”, ka thënë ai.

26-vjeçari është shprehur se gjatë kohës që vajza kishte shkuar në shtëpinë e tij, kishte folur me nënën e saj dhe ajo i kishte thënë se nëse vinin në shtëpi, nuk do dilte asnjë prej tyre i gjallë.

“I kam thënë që informoje mamanë. Mamaja i kishte thënë që nëse do sjellësh dikë as ti dhe as ai nuk do dilni gjallë këtu. Ata nuk kishin gjë kundër meje, nuk më njihnin fare. Ndoshta kishin menduar ta martonin me shkuesi. Siç janë zakonet dhe mentaliteti andej”, tha Alesio./a.m.

Next Post
FMN: Veteranët i kushtojnë Kosovës 2 miliard Euro për 20 vite

FMN: Veteranët i kushtojnë Kosovës 2 miliard Euro për 20 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolta e madhe në futbollin botëror, Infantino rrëzon planin e diskutueshëm pas presionit të UEFA-s dhe federatave

Revolta e madhe në futbollin botëror, Infantino rrëzon planin e diskutueshëm pas presionit të UEFA-s dhe federatave

August 1, 2026
Tërmeti i fortë/ Dalin pamjet dramatike nga Napoli

Tërmeti i fortë/ Dalin pamjet dramatike nga Napoli

August 1, 2026
Sot skadon afati për kompensimin e naftës me 50 lekë/litri, Shoqatat kërkojnë vazhdimin e subvencionit për të shmangur krizën

Sot skadon afati për kompensimin e naftës me 50 lekë/litri, Shoqatat kërkojnë vazhdimin e subvencionit për të shmangur krizën

August 1, 2026
Shqipëria miraton për herë të parë planin kombëtar kundër hepatiteve virale, Rama: Synimi, parandalimi i rasteve të reja dhe ulja e kancerit të mëlçisë

Shqipëria miraton për herë të parë planin kombëtar kundër hepatiteve virale, Rama: Synimi, parandalimi i rasteve të reja dhe ulja e kancerit të mëlçisë

August 1, 2026
Analiza/ Kosova në prag të një ujdie politike, por pa garanci për formimin e institucioneve!

Analiza/ Kosova në prag të një ujdie politike, por pa garanci për formimin e institucioneve!

August 1, 2026
Pezullohen ndërtimet në zonat turistike, Gonxhja: Ja kur rifillojnë punimet

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike, Gonxhja: Ja kur rifillojnë punimet

August 1, 2026
Jo vetëm korriku dhe gushti, media italiane tregon pse Riviera Shqiptare shijohet më shumë jashtë sezonit!

Jo vetëm korriku dhe gushti, media italiane tregon pse Riviera Shqiptare shijohet më shumë jashtë sezonit!

August 1, 2026
Dy operacione në Vlorë dhe Sarandë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe automjete

Dy operacione në Vlorë dhe Sarandë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe automjete

August 1, 2026
Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

August 1, 2026
“Do ta godasim Iranin sonte”, paralajmërimi i fortë i Trump

Wall Street Journal jep alarmin: Trump ka dhënë dritën jeshile për sulm ndaj Iranit, çfarë pritet të ndodhë këtë fundjavë?

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com