• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anulon të gjitha takimet/ Vuçiç probleme me shëndetin. Bërnabiç: E ka lënë Kosova pa gjumë. Iu dobësua imuniteti nga…

by Java News
29/09/2021 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Suzana Vasiljeviç, ka thënë se gjendja e tij nuk është e mirë dhe se për këtë është dashur të anulojë disa takime në ditët në vijim, shkruan B92 të mërkurën.

Ajo ka përmendur edhe gjendjen në Kosovë si arsye për përkeqësimin e shëndetit të Vuçiçit.

“Kështu që kemi vendosur, në fakt mjekët i kanë propozuar që të ndalet dhe të pushojë pak”, ka thënë ajo, raporton Koha.

Një ndër ngjarjet e anuluara është edhe konferenca për 2-vjetorin e themelimit të Ballkanit të Hapur, që është dashur të nisë sot në Novi-Sad, e ku duhej të merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Gazeta “Danas” ka shkruar se kjo ngjarje është anuluar për shkak të tensioneve në Kosovë.

Kjo iniciativë për Ballkanin Perëndimor është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Po ashtu, sipas këshilltares së tij, Vuçiçi ka anuluar edhe takimet e sotme me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd.

Ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha të mërkurën se presidentit serb Aleksandar Vuçiç i ka rënë gripi.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, nuk ka fjetur për net të tëra. Atë e kapi gripi dhe të gjitha këto. Imuniteti i tij u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres“, tha Bërnabiç për televizionin Happy.

Këshilltarja për media e presidentit serb Suzana Vasiljeviç tha të martën se Vuçiç kishte anuluar takimet me ambasadorët rusë dhe kinezë me këshillën e mjekëve.

Fjalimi i paralajmëruar i presidentit serb në konferencën dy ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg, një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së”, i cili fillon të mërkurën në Novi Sad, gjithashtu u anulua.

g.kosovari

Next Post
“Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri”/ Liderja e opozitës bjelloruse nesër në Tiranë, takim me Ramën

“Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri"/ Liderja e opozitës bjelloruse nesër në Tiranë, takim me Ramën

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    E sigurt Brnabić? Nuk ka dore ndonje serbshoven ne semundje e tij?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com