• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antikorrupsioni/ Rama: Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër. Ndëshkim për keqbërësit e veshur me pushtet

by Java News
08/12/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh në kongresin e PS se drejtësia kërkon një mendësi europiane dhe se luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjë vetëm drejtësia, por edhe vetë qeveria.

“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.  Në këtë pikë nuk do zgjatem. Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon një drejtësi që ndëshkon keqbërësit e veshur me pushtet. Karrigia e pushtetit, kush e harron se ajo karrige është e popullit meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Qëndrimi im nuk ndryshon, të gjithë ata që e harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo parti dhe më pas presin t’i mbrojë partia. Për ta mbajtur karrigen me dinjitet është nderi yt, por paralelisht me këtë dhe pavarësisht se sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re korrupsioni do të mbetet një problem jo vogël sa kohë modernizimi i sistemeve nuk do të arrijë në nivelin e duhur të transformimit. Këtë vit u mbyllën e edhe sportelet e turpit në PS. Sportelet e hipotekave u mbyllën është një proces dhe sot njësoj ti ke përballë pasqyrën e kompjuterit apo telefonit”, tha ai.

Kryeministri Rama tha se drejtësia kërkon një mendësi europiane dhe se luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjë vetëm drejtësia, por edhe vetë qeveria.

“Unë nuk pendohem që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar në parlament një rritje pagash. E dëgjuat ministren e drejtësisë. Ndërkohë që rritja e pagave për Forcat e Armatosura, për punonjësit e policisë, për mësuesit, për infermierët, për mjekët për të gjithë punonjësit është larg së qeni kaq. Nëse ne kemi filluar t’i afrohemi nivelit të pagave të rajonit. E dini që prokurorët e Shqipërisë kanë pagat më të larta në rajon. E kemi bërë për të gjitha arsyet që nuk mund të ndryshojë. Kemi detyrën që jo vetëm të japim mbështetje, edhe të kërkojmë rezultate për njerëzit. Dy vjet pas dyerve në korridoret e institucioneve është ushqyer perceptimi i gabuar se e gjitha kjo bëhet për qoka. Edhe vetë formatimi i institucioneve të reja ka pasur vonesa të ndjeshme dhe problematika të rënda. Ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen dhe koordinimin e këtij pozicioni madhor”, ka thënë Rama./m.j

Next Post
Rama: Asnjë cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor s’e vonon Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

Inteligjenca artificiale për tenderat dhe kapjen e evazionit fiskal/ Rama: S’do ketë më as pensione me zarfe...!

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Nje nga gangrenat qe gerryen shoqerine dhe politiken shqiptare eshte korrupsioni dhe nje nga hallkat kryesore eshte perzgjedhja e njerezve qe do te drejtojne shtetin . Per mua dhe PS vuan te njejten negativity qe kush te dhe PD se nuk vendosen emrimet ne kolegjialitet ju te bendiest njerezit e afte dhe te bdershem por na del dhe zevendesi juaj hajdut

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

April 23, 2026

Efektet e dy sistemeve zgjedhore që po diskutohen

April 23, 2026
Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

April 23, 2026
“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

April 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Nganjëherë Athina nuk është në Greqi

April 23, 2026
“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

April 23, 2026
Do Italinë në vend të Iranit në Botëror! Kush është Paolo Zampolli që po lobon tek Infantino dhe Trump

Do Italinë në vend të Iranit në Botëror! Kush është Paolo Zampolli që po lobon tek Infantino dhe Trump

April 23, 2026
Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë; Kumbaro: S’preket pozicioni i punës!

Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë; Kumbaro: S’preket pozicioni i punës!

April 23, 2026
Vdekja e Rexhep Qoses, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajnë nga një minutë heshtje

Vdekja e Rexhep Qoses, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajnë nga një minutë heshtje

April 23, 2026
“Lamtumirë shqiptar i mirë!” Rama shpreh ngushëllimet për Rexhep Qosen

“Lamtumirë shqiptar i mirë!” Rama shpreh ngushëllimet për Rexhep Qosen

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In