• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Anti-informaliteti/ Tatimet letër bizneseve: Pse ju është ulur xhiroja?

by A R
07/04/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tatimet dhe biznesi prej një viti janë përfshirë në një marrëdhënie të tensionuar për shkak të luftës antinformalitet. Por tani kur aksioni është futur në fazën e dytë, arritjet e së parës po shuhen.
Tatimorët janë të alarmuar për rënien e kuponëve nga kasat krahasuar me tremujorin e fundit 2015. Nisur nga ky fenomen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë, ka lëshuar një njoftim për tatimpaguesit në të cilin thuhet se, subjektet që kanë ulur numrin e kuponëve do të jenë objekt kontrolli.
“Në kuadër të masave për sensibilizimin e tatimpaguesit, si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar për shtypjen e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi i pajisjeve fiskale, rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm transmetimi i kasës krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2015!”, thuhet në shkresën që u është drejtuar bizneseve që kanë raportuar më pak xhiro ditore. Ata paralajmërohen se nëse do të vazhdojë kjo situatë do të jenë subjekt kontrolli dhe u thuhet që të lëshojnë kupon për çdo blerje.

Por bizneset shprehen të shokuar nga sjellja e tatimeve.
Pas supertaksave të bashkisë, që ka rritur ndjeshëm barrën fiskale për bizneset, duket se edhe konsumi është futur në një cikël krize. Një pikë e shitjes me shumicë në Tiranën e re raportoi ulje të ndjeshme të xhiros në muajt e parë të 2016-s. Biznesi që ka më shumë se një dekadë në këtë aktivitet, pohon se gjithmonë xhiroja e muajve të parë të vitit është më e ulët se e fundvitit.

Ai tha se, përpos këtij cikli kostot e qytetarëve janë rënduar me taksa e tarifa, ndërkohë që vendet të reja punë nuk ka dhe rrogat nuk janë rritur. Njerëzit nuk kanë ku ti gjejnë lekët pohoi mjaft i indinjuar tregtari, i cili lajmëroi se xhiroja, do të ulet më tej.
I gjendur nën presionin e taksave më të larta bashkiake dhe në presionin e përditshëm të tatimeve ai tha se do të mbyllë aktivitetin për punë ditësh. ”E shikon, 100 lekë ora (te reja) parkingu, tek kjo rrugica. Fatura e ujit sa qimet e kokës, dritat po e po. Ku do ti gjejnë njerëzit lekët. Si do të rris xhiron unë. Hajde shiko listën e borxheve sa është”, vijon më tej tregtari, një vendali që shet artikuj ushqimore me shumicë për gati 15 vite.

Sipërmarrjet e mëdha: Pas heqjes së taksës, biznesi i vogël nuk po merr fatura

Nga ana tjetër, sipërmarrësit e mëdhenj ankohen se heqja e taksave për bizneset e vogla deri në 5 mln lekë po bën që prodhuesit të gjenden para refuzimit të tregtarëve për të marrë faturë, por edhe për të blerë. Kjo do të sillte rritje të xhiros së sipërmarrjeve të vogla, deri në kalimin e tyre në të mesme e të mëdha, pra një biznes objekt taksash.
Prodhuesi i birrës, Stefan Pinguli pohon se industritë prodhuese po vendosen gjithnjë e më shumë para presionit për të shitur pa faturë. Ju do të pyesni, pse ky shqetësim i madh, kur edhe deri dje, sipërmarrjet e vogla tregtare nuk merrnin faturë për mallrat e blera?! Ndryshimi gjendet po ashtu te formalizimi (i drejtë dhe i padiskutueshëm për rëndësinë e tij). Sipërmarrjet e mëdha janë formalizuar plotësisht duke rritur nivelin e deklarimeve, ndërsa kjo nuk reflektohet te partnerët e tyre tregtarë. Duke thelluar hendekun mes prodhuesit e tregtarit, bizneset e vogla zgjedhin më mirë të shesin më pak mall të siguruar pa faturë, se të shtojnë xhiron “de facto” e “de jure”.
FMN paralajmëroi (pasi qeveria vendosi të heqë taksën e biznesit të vogël prej 25 mijë lekë në vit për xhiron deri në 5 milionë lekë) se kjo do të kishte efekt negativ në luftën ndaj informalitetit, pasi nxitja për evazion masiv do të jetë më e madhe dhe shumë biznese do të tentojnë të qëndrojnë në këtë nivel, ndërsa të tjera do tentojnë të ndahen që të zbresin në kufirin ku nuk paguhen taksa./Monitor

shkresa

Next Post

Aksidenti i tifozit në Vlorë, hetohet një efektiv i policisë, mund ta ketë shtyrë ai tifozin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

October 31, 2026
Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

October 31, 2026
“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

October 31, 2026
Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In