• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ansamble nga e gjithë bota performojnë në Amfiteatrin e Tiranës

by A R
25/07/2021 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali i muzikës folklorike “International Folk Festival Tirana”, i cili për 3 netë me radhë e ktheu Amfiteatrin e Tiranës në një sofër mikpritëse të artistëve nga e gjithë bota, u finalizua mbrëmjen e djeshme. Me një larmi kostumesh e vallesh, Festivali solli 10 grupe tradicionale folklorike nga vende të ndryshme të botës, si dhe grupet më të mira të Shqipërisë, të cilat performuan repertorin dhe traditën më të mirë të vendeve që përfaqësojnë.

Në mbrëmjen finale, ku u ndanë edhe çmimet për ansamblet më të mira pjesëmarrëse të këtij Festivali, i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nderoi me çmimin e parë Ansamblin Folklorik të Sofies. Duke shprehur mirënjohjen e tij për gjithë grupet pjesëmarrëse, kryebashkiaku tha se festivale të tilla janë dëshmia e qartë se vlerat artistike dhe kulturore janë ato që bashkojnë më shumë vendet dhe popujt.

“Jam shumë mirënjohës që jeni këtu, por jam dhe shumë i lumtur që ky event po mbahet në Tiranë. Shpresoj që disa prej qyteteve tuaja të fillojnë të hapen dhe sapo të hapeni ne do kemi një mundësi për të ardhur dhe për të vizituar qytetet dhe traditat tuaja. Mendoj, të gjithë jemi me shumë fat që pritëm Dua Lipën këtë fundjavë në Tiranë. Ajo tha diçka me kuptim që, edhe nëse është një ‘sombrero’, një plis, ose një qeleshe, në fund ne të gjithë kemi tradita dhe kultura dhe sa më shumë shikojmë njëri-tjetrin ne do vërejmë që jemi shumë të ngjashëm. Ajo që dalluam këto tre ditë ishte pikërisht fakti se sa gjëra kemi të përbashkëta. Në fakt ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa gjëra që na ndajnë. Në qoftë se edhe kombet tona do silleshin si valltarët tanë, për të kuptuar që gjërat që na bashkojnë janë më të forta se ato përçarjet e vogla, atëherë sigurisht mesazhi për të pasur më shumë paqe dhe bashkëpunim do ishte më i fortë se kurrë,” u shpreh Veliaj.

Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Kosovën, me ansamblin e këngëve dhe valleve “Obiliq”, ndërsa çmimi i tretë për grupin nga Maqedonia e Veriut “Etnos”. Me çmime gjithashtu u nderuan Polonia, për kostumin më të mirë, Mali i Zi, për koreografinë më të mirë, Bosnje Hercegovina, për muzikën më të mirë ndërsa Çmimi special FIDAF Albania, shkoi për Ansamblin Folklorik Tirana.

/a.r

Next Post
E rëndë në Tiranë/ 37-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur, policia jep detajet e para

I jep fund jetës një person në Librazhd, gjendet i vetëvarur në pemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In