Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz ‘Dragonfly’, furnizohet me 600 mijë litra karburant! I sjell arkës së shtetit afro 240 mijë euro

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky jaht është prodhim i kantierit të njohur gjerman Lürssen, i cili njihet për standardet e larta të teknologjisë dhe luksit. Fillimisht i pagëzuar me emrin “Alibaba”, ai u porosit nga bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin.

Gjatë qëndrimit në Durrës, “Dragonfly” pritet të kryejë një furnizim prej 600 mijë litrash karburant. Procesi, që do të zgjasë rreth pesë orë, do t’i sjellë arkës së shtetit shqiptar afro 240 mijë euro, falë taksës së luksit mbi karburantin.

Çdo jaht që furnizohet në Durrës paguan 40 lekë për litër si taksë karburanti, një burim i drejtpërdrejtë të ardhurash për buxhetin e shtetit.

Next Post

Comments 1

  1. Lui says:

    E bëtë jahtin sikur të jetë anije petroliere. 600mijë litra i bie 600 ton. Më duket pak si e tepruar 600 ton vetëm për karburant..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.