• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anketa/ Instituti Ndërkombëtar Republikan: Kosova e Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor

by Java News
29/04/2024 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një anketë të zhvilluar së fundmi në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Instituti Ndërkombëtar Republikan, gjeti një përkrahje të gjerë pro-Perëndimore tek shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe shtete tjera të rajonit ku jetojnë ata.

Por, sipas drejtorit për Evropën të kësaj organizate këtu në Uashington, në kontrast të madh ndaj këtij orientimi pro-Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qëndron Serbia, ndërkohë që përkrahja për kursin pro-evropian është zbutur edhe në vendet si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të dyja shtete anëtare të NATO-s.

Kosova dhe Shqipëria janë shtetet më pro-perëndimore në Ballkan.

Në një rajon ku përkrahja për orientimin euro-atlantik po lëkundet përballë vonesave të integrimit apo sentimentit pro-rus, brenda publikut shqiptar kursi perëndimor vazhdon të konsiderohet si drejtimi i vetëm.

Në Kosovë, 87 për qind e të anketuarve shprehen se shteti i tyre duhet të ndjekë një politikë të jashtme që përputhet me Bashkimin Evropian dhe Perëndimin, ndërsa në Shqipëri, ku anketa është realizuar për herë të parë, ky drejtim mbështetet nga 82 për qind e të anketuarve.

Në fund të listës qëndron Serbia, ku opinion publik është i polarizuar, me vetëm 10 për qind të të anketuarve që janë për një kurs pro-perëndimor dhe një shumice që synon një politikë të balancuar mes BE-së dhe Rusisë.

Anketa është kryer gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtori për Evropën i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy thotë se në të gjashtë shtetet e rajonit, përkrahja për BE-në mbetet e fortë, me disa përjashtime të rëndësishme.

“Serbia dallon nga pesë shtetet e tjera të rajonit, duke qenë më pro-ruse, duke fajësuar Perëndimin për konfliktin në Ukrainë dhe me një mbështetje shumë të ulët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në anën tjetër shohim qëndrime shumë pro perëndimore në mesin e popullsisë shqiptare në rajon, në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet ku ata jetojnë si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Një orientim të ngjashëm shumë pro-perëndimor, ndonëse pak më pak, e gjejmë edhe te muslimanët e Bosnjës, ku Turqia radhitet si vendi më i përkrahur, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dalin të dytat për këtë popullsi,” thotë ai.

Por në rast të një referendumi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në të gjitha shtetet e rajonit vihet re përkrahje nga një shumicë solide, ndërkohë që në vende si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, anëtarësimi mbështetet nga një shumicë dërmuese. Ato dallojnë në besimin që kanë nëse Bashkimi Evropian me të vërtetë e synon integrimin e tyre.

Drejtori McCarthy thotë se pëkrahja për anëtarësimin në NATO mbetet po ashtu e fuqishme, me përjashtim të Serbisë, dhe përkrahjes më të zbehur se ç‘është pritur për NATO-n në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, si dhe për rolin që NATO-ja ka luajtur për këto vende anëtare. Në Shqipëri, 64 për qind e të anketuarve mendojnë që anëtarësimi në NATO është shumë pozitiv për vendin, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut një vlerësim të tillë e japin 32 për qind të të anketuarve, ndërsa në Malin e Zi vetëm 28 për qind e tyre.

Në Kosovë, e cila kohët e fundit ka përjetuar një acarim të tensioneve me Serbinë, përkrahja për anëtarësimin në NATO është ngritur me 13 për qind që nga viti i kaluar. Në Serbi, përkrahja për anëatërsim në NATO edhe sivjet është vetëm 3 për qind.

“Pritja e gjatë i ka bërë banorët e këtyre vendeve të humbasin durimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Ervopian. Një pjesë e kësaj shpjegohet edhe me faktin që Ukraina dhe shtete të tjera u ftuan, ndërkohë që në të shumtën e rasteve shtetet e Ballkanit Perëndimor ka mbi dy dekada që presin në radhë për t’iu bashkuar BE-së. Sipas analizës time, përkrahja për BE-në po fillon të zbehet në vendet ku ishte shumë, shumë e fortë,” sipas zotit McCarthy.

Në Serbi kjo përkrahje, thotë zoti McCarthy, është tkurrur, por sipas tij, që nga pushtimi rus i Ukrainës, opinion publik në këtë vend është polarizuar edhe më shumë dhe qëndrimet e kundërta pro-perëndimore dhe pro-lindjes, kanë shënuar rritje. Qasja anti-BE në Serbi, sipas zotit McCarthy, po ashtu po nxitet nga qeveria, e cila e ushqen këtë ndjenjë përmes mediave, duke theksuar marrëdhëniet me aktorë të huaj autoritarë siç janë Rusia dhe Kina.

Por kush është aleat e kush armik?

Për Shqipërinë dhe Kosovën, aleati në i rëndësishëm janë Shtetet e Bashkuara, ndërsa për Maqedoninë e Veriut, aleati më i rëndësishëm është Serbia, sikurse edhe për Malin e Zi. Për Bosnjën, Turqia është tani aleati më i rëndësishëm, ndërsa për Serbinë është Rusia.
Për shumicën dërmuese të të anketuarve në Kosovë, Serbia mbetet kërcënimi kryesor, ndërsa në Shqipëri shumica sheh si kërcënim Serbinë dhe Rusinë. Në Maqedoninë e Veriut, rrezik kryesor shihet Bullgaria, ndërsa në Mal të Zi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Në Bosnjë rrezik përbën Serbia dhe në Serbi Shtetet e Bashkuara dhe Kosova e Shqipëria.

Kjo pasqyrë e rajonit, sipas zotit McCarthy kërkon një angazhim nga Uashingtoni dhe Brukseli për t’iu ofruar të gjithë vendeve të rajonit anëtarësim me një hap të përshpejtuar.

“Do të ishte gabim, për shembull, të lihet prapa Serbia ndërkohë që të gjithë anëtarësohen. Nuk do të ndodhë brenda natës dhe do të nevojitet kohë, por nuk mund ta lëmë Serbinë jashtë ndërkohë që lëvizim përpara, ngaqë për stabilitetin e Ballkanit është e nevojshme që Serbia të jetë me Perëndimin, të jetë në BE dhe përfundimisht edhe në NATO, ngaqë në shumë forma është qendra e Ballkanit, vendi më i madh dhe shtetet përreth saj, sidomos ato me pakica serbe brenda tyre, që kurrë nuk do të ndihen të sigurta përderisa Serbia të mos jetë e orientuar me Perëndimin,” thotë ai.

Sipas zotit McCarthy, Rusia po përpiqet të destablizojë Ballkanin për të shpërqëndruar vëmendjen e Perëndimit nga përkrahja për Ukrainën.

Next Post
Tabaku drejt Foltores? Noka do t’i propozojë të zgjidhet anëtare e Kryesisë. Si u ‘sistemuan’ Bardhi, Gjekmarkaj, Salianji…!

Korrigjimi i opozitës? Tabaku: Bashkëpunimi me SHBA i panegociueshëm. Betejën s'e kemi me SPAK!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helmoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

Helmoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

April 30, 2026
Shërbim Prove….

Partitë janë grupime, jo individë

April 30, 2026
”I zë vendin Trump-it”, këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

”I zë vendin Trump-it”, këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

April 30, 2026
SHËNIM / Skandali me gazetarët që u ndaluan në kufi, përse nuk ka asnjë reagim nga autoritetet greke? Rastësi apo…

RSF: Liria e medias në nivelin më të ulët të 25 viteve të fundit

April 30, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Salianji kandidon për kreun e PD/ Gazetari: Në atë parti fiton vetëm Berisha, e ka uzurpuar

April 30, 2026
Data e zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu takon sot partitë politike, çfarë pritet

Data e zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu takon sot partitë politike, çfarë pritet

April 30, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Berisha kandidat i vetëm për kreun e PD, Vangjeli: Karikaturë zgjedhjesh pa standarde minimale

April 30, 2026
Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

April 30, 2026
Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

April 30, 2026
Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas përplasjes me Merz

Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas përplasjes me Merz

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In