• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankesa e PD për votat e Diasporës, Rama: Klithma që paralajmërojnë humbjen e madhe

by B K
05/05/2025 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zarfet me fletët e votimit te emigrantët në Greqi nuk po shpërndahen sipas ligjit. Ky është shqetësimi i ngritur prej disa ditësh nga Partia Demokratike, që ka vënë në lëvizje edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Me anë të një letre dërguar në adresë të KQZ dhe firmosur nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri, demokratët listojnë shkeljet që sipas tyre po ndodhin në procesin e votimit në vendin fqinj.

Problematika qëndron te posta DHL, e cila ka nënkontraktuar kompani lokale në Greqi, të cilat nuk po dërgojnë zarfet te banesa e secilit votues, por u kërkohet qytetarëve që të paraqiten personalisht te zyrat postare për të tërhequr materialin.

“Në Greqi prej javësh kemi raportime se zarfat me vota nuk po u dorëzohen qytetarëve në dorë në banesë, por shpeshherë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare (qoftë zyrtare, qoftë nënpagesë si zyra bastesh apo hyrje pallatesh), duke përdorur makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. Këta persona të dyshuar të lidhur me Partinë Socialiste dhe strukturat e saj, ka njoftime se mund të kenë grumbulluar zarfa me fletët e votimit, çka është totalisht e ndaluar dhe penalisht e dënueshme”, thuhet në letrën e PD për KQZ.

Shqetësimi i ngritur nga opozita nuk është mirëpritur nga kreu i qeverisë, pasi i ka quajtur klithma dhe bërje pis të procesit problematikat e hasura nga emigrantët shqiptarë në Greqi. Në fillim, Edi Rama reagoi me anë të një video selfie, ku teksa u bëri thirrje emigrantëve që të shkojnë të tërheqin zarfet në postë, shigjeton opozitarët.

“E keni parë klithmat e bufit të kënetës u shtrinë edhe jashtë kufijve duke paralajmëruar vjedhjen e madhe. Një nga salamandrat blu kishte nxjerrë ca zarfe në rrugë dhe pretendonte se ishin zarfe të kapur nuk e di sesi e nga kush. Drejtuesi politik për diasporën ka bërë një sqarim që zarfe mund të mbledhësh edhe nga shtëpia jote dhe kur je skllav i bufit dhe shtëpinë tënde e kthen në llogore kënete dhe të thuash që këto i bën regjimi, por këto nuk i ha njeri”, tha kryeministri Rama.

Po Rama nuk u ndal vetëm me këtë sqarim. Me përfundimin e mesazhit video, kreu i qeverisë bëri dhe një postim në rrjetet sociale ku tregoi dhe adresat e zyrave postare në Greqi, vende të në cilat emigrantët mund të tërheqin zarfet, të votojnë e t’i dërgojnë sërish aty.

“Të gjithë ju që jetoni në Athinë, Selanik e kudo në Greqi, por jo në ishuj, mbani parasysh se nga sot? Pikat e shërbimit postar të funksionojnë me orar të zgjatur”, shtoi Rama.

Këtë realitet duket se e pranuan dhe demokratët që u bëjnë thirrje qytetarëve të shkojnë të marrin vetë zarfet në postë dhe t’i dërgojnë po vetë për në Shqipëri, por denoncuan publikisht problematika të tjera jo vetëm në Greqi por edhe në Itali.

“Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfet, ata çojnë e-mail dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt. Zakonisht pika më e afërt e Speedex apo Currier dhe pika më e afërt është një pikë bastesh, dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre. Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme”, tha drejtuesja politike e PD për Diasporën.

Ndërkohë demokratët bëjnë me dije se denoncimet në SPAK prej tyre kanë vijuar gati çdo ditë, por kërkojnë që struktura e posaçme të ndërhyjë kryesisht dhe të veprojë për çdo shkelje ligjore.

Next Post
Dumani, Çela dhe Proda takohen me Celibashin, vizitojnë Qendrën Operacionale të Kundër Krimeve Zgjedhore në KQZ

Dumani, Çela dhe Proda takohen me Celibashin, vizitojnë Qendrën Operacionale të Kundër Krimeve Zgjedhore në KQZ

Comments 1

  1. Lili says:
    10 months ago

    Dje e paralajmërohet Ti,mish madhin me zarfat e votimit…Kë të besoj?!Gangsteri Edi Rama,apo kryeministrin Edi Rama që çfarë thotë tani,nuk e thotë pastaj…Në të dyja rastet;Ti Edi Rama je fatkeqësisht në krye të PS,që na e grabitet..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In