• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Anija në Greqi dhe dyshimi për transport armësh nga Shqipëria, reagon MM

by Java News
29/05/2016 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas ndalimit në Greqi të një anije që transportonte çimento nga Shqipëria për në Libi. Në një reagim për mediat, Ministria e Mbrojtjes sqaron se nuk ka të bëjë aspak më këtë ngjarje, ndërsa lajmet e pretenduara nga disa media se anija transportonte armë, i quan tërësisht të pavërteta.

Sa i takon shitjes së armëve, Ministria e Mbrojtjes thekson se tregtimi i tyre bëhet vetëm në rrugë tokësore, duke bërë deklarimin përkatës në doganë.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes
“Megjithëse mediat opozitare nxitojnë të përplasin në faqe të parë çdo lajm abuziv, pa verifikuar as lajmin as burimin, megjithëse lajmi i një gazete greke për një anije të nisur nga Durrësi që transportonte armë dhe kapur në një port grek rezulton tërësisht fals, e megjithëse Ministria e Mbrojtjes nuk ka aspak të bëjë me këtë ngjarje, me qëllim shfrytëzimin e çdo momenti për bërjen transparente të procedurave që Ministria e Mbrojtjes ndjek, informojmë opinionin publik si më poshtë:
Ministria e Mbrojtjes prej shtatorit 2013 e deri më sot ka shitur stoqe të dala jashtë strukturave të Forcave të Armatosura, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara, konform të gjithë legjislacionit ndërkombëtar dhe atij të Republikës së Shqipërisë, vetëm në vende anëtare të NATO-s. Transporti është bërë vetëm me rrugë tokësore, duke u deklaruar që në Doganën Shqiptare, në të gjitha vendet tranzit, e deri në doganën e destinacionit final, anëtar i NATO-s.

Kush ka kuriozitet mund t’i drejtohet AKSHE, Doganës Shqiptare dhe gjithë doganave ku mallrat kanë kaluar tranzit ose kanë përfunduar si destinacion final.

Ministria e Mbrojtjes dëshiron të informojë dhe sigurojë opinionin publik se nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) nuk është dhënë asnjë leje apo liçencë eksporti – importi, tranziti apo ndërmjetësuesi (broker), për asnjë anije, peshkarexhë, traget apo çfarëdolloj mjeti lundrimi tjetër”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Next Post

Tradita e habitshme/ Familja sheh të birin...sesi ai e bën për herë të parë me nusen (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com