• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anglia sonte në fushë, a do ‘shpërthejë’ Bellinghami?

by A R
17/06/2026 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jude Bellingham luan në Kupën e Botës me synimin për të rikthyer statusin e tij si “ylli i madh” i Anglisë, pas një periudhe ku roli i tij në kombëtare është bërë më i debatueshëm krahasuar me Euro 2024, ku ai u kthye në hero me golin spektakolar me roveshatë kundër Sllovakisë në minutat e fundit.

Edhe pse Anglia humbi finalen ndaj Spanjës në Berlin, Bellingham u pa si futbollisti kryesor i brezit të ri dhe lojtari që mund të udhëheqë ekipin drejt suksesit. Megjithatë, dy vite më vonë, në prag të Botërorit, ndikimi i tij në kombëtare është zbehur disi për shkak të konkurrencës së fortë dhe vendimeve taktike të trajnerit Thomas Tuchel.

Tuchel ka vendosur të mos mbështetet te “yjet” e ekipit, duke krijuar një sistem ku askush nuk ka vend të sigurt. Kjo ka sjellë një rivalitet të drejtpërdrejtë për rolin pas Harry Kane, ku Bellingham është përballë me Morgan Rogers. Ky i fundit është rritur gjhithashtu shpejt profesionalisht.

Në disa raste, marrëdhënia mes Bellingham dhe Tuchel është dukur e tensionuar, sidomos pas deklaratave të trajnerit për sjelljen e lojtarit dhe vendimeve për ta lënë jashtë disa grumbullimeve. Kjo ka bërë që Bellingham të ketë një periudhë jo aq të mirë me Kombëtaren.

Megjithatë, në grumbullimin aktual për Botërorin në SHBA, Bellingham është rikthyer në formë të mirë fizike dhe duket më i fokusuar. Ai është integruar mirë në skuadër dhe shihet si një figurë udhëheqëse brenda dhomës së zhveshjes, duke treguar pjekuri edhe pse është vetëm 23 vjeç.

Ish-lojtarë dhe ekspertë anglezë besojnë se Bellingham mbetet “X-Faktori” i Anglisë. Sipas tyre, ai është lojtar i ndeshjeve të mëdha, me përvojë në turne ndërkombëtarë dhe në Champions League me Real Madrid e mund të bëjë diferencën në momente vendimtare.

Megjithatë, Tuchel vazhdon të theksojë se askush nuk është i pazëvendësueshëm përveç Harry Kane, duke e bërë të qartë se edhe Bellingham duhet të luftojë për vendin e tij. Kjo situatë ka krijuar një presion të ri mbi mesfushorin, i cili duhet të dëshmojë veten që nga ndeshja e parë e turneut kundër Kroacisë.

Në kampin anglez besohet se nëse Bellingham arrin të gjejë formën e tij më të mirë, Anglia do të ketë një shans shumë më të madh për të fituar Botërorin, pasi ekipi anglez nuk ka fituar një Kupë bote që më 1966. Ai shihet si lojtar që mund të sjellë kreativitet, gola dhe lidership në momentet vendimtare.

Bellingham hyn në këtë Botëror jo vetëm si talenti i madh i Anglisë, por edhe si një lojtar që duhet të rikthejë statusin e tij si lider absolut dhe të tregojë në fushë arsyen se përse shumë ende e konsiderojnë “yllin” e ardhshëm të futbollit anglez.

Next Post
SHBA-të ndalojnë importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

SHBA-të ndalojnë importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In