• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Angela ka nxjerrë dy mësime

by
06/06/2015 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A ka ndryshuar ndonjë gjë sot, sa i përket asaj ideje të shndërruar në normativë në mendimin e kancelares? Ndoshta. Situata në pranverën 2015 është e ndryshme nga ajo e vjeshtave 2010 dhe 2011. Të gjithë po thonë se Euro nuk do të rrezikonte në rast të daljes së Greqisë. Megjithatë, Frau Merkel duket se nuk dëshiron të riskojë. Jo vetëm prej atyre që ka mësuar në stacionet më të mirë turistikë francezë.

Edukimi sentimental i Angela Merkelit kundrejt Greqisë, mit i kulturës së madhe gjermane, ka patur dy momente ndjellakeqë në këta pesë vite të krizës helene. Kancelarja-shkencëtare ka një aftësi shumë të madhe për të kuptuar dhe rezultati i atyre dy leksioneve shihet gjatë këtyre orëve: duke thyer protokollin, i cili kërkonte që tratativat mes Athinës dhe kredidhënësve duhej të kryheshin ekskluzivisht nga grupet e teknicienëve dhe ministrat e financave, të hënën ajo e mori në dorë situatën dhe thirri Christine Lagarden dhe Mario Draghin, në një takim në Berlin bashkë me atë vetë, Francois Hollande dhe Jean Claude Junckerin, për t’i dhënë një dimension politik vendimtar negociatave. Ka mësuar mbi kurrizin e saj, se çështja greke do të përcaktojë rolin e lidershipit të saj dhe të Gjermanisë.

Në 18 tetor 2010, gjashtë muaj pas shpërthimit të krizës financiare greke, Frau Merkel dhe presidenti i atëhershëm, Nicolas Sarkozy, bënin një shëtitje përgjatë shëtitores bregdetare të lagësh të Deauville. Të vetëdijshëm për faktin që situata e Euros kërkonte ndërhyrje deçizive, nisën të bisedojnë për një plan, i cili do të reformonte mënyrën e qeverisjes së Eurozonës. Mes të tjerave, bënë të ditur se kredidhënësit privatë do të duhej të përballonin humbjet, në rast se një prej qeverive të Europës do të humbiste aftësinë paguese. Në parim, e padiskutueshme. Megjithatë, ishte hera e parë që hipoteza e falimentit të një vendi anëtar i monedhës së përbashkët përmendej në nivelet politikë më të lartë. Dy mundësitë – falimenti i një shteti të Euros dhe penalizimi i kredidhënësve privatë – i përmbysën kokëposhtë tregjet.

Ndërkohë që shëtiste bashkë me Sarkozynë përgjatë shëtitores në Normandi, aq të pëlqyer dikur nga Coco Chanel, në mendimet e Frau Merkelit nuk kish vend perceptimi për pasojat që do të kish patur një humbje e aftësisë paguese, e si rrjedhin një dalje e Athinës nga Eurozona. 18 muajt që pasuan, me tregjet në trazirë totale, ishin një periudhë mësimnxënieje të shpejtë, mbi rreziqet e një Grexit.

Stacionet turistikë francezë, apo ndoshta Sarkozy, janë shumë të rëndësishëm për kancelaren gjermane. Një vit më vonë, në fillim të nëntorit 2011, nxori mësimin e dytë mbi kurthin grek. Vendi, Kanë, Bregu i Kaltër. Samiti i G20, ai i famshmi, ku nisi rënia e qeverisë së fundit Berluskoni. Në 31 tetor, Kryeministri grek, George Papandreou kishte shpalur një referendum për t’u kërkuar qytetarëve nëse e pranonin një plan të dytë të shpëtimit, i cili do të kish kërkuar sakrifica si dhe një shkurtim deri në 50% të borxhit grek të marrë tek privatët. Edhe ky veprim krijoi kaos në tregje: bëhej fjalë, në fakt, për një kërkesë drejtuar grekëve, nëse donin të qëndronin në monedhën e përbashkët, apo donin të dilnin prej saj, me rezultate të pasigurtë.

Pasi thirrën me urgjencë Papandreoun në Kanë, Merkeli dhe Sarkozy i thanë se ideja e tij ishte një guxim i tepruar dhe i papranueshëm. I cili do të vinte në rrezik jo vetëm qëndrimin e Athinës në Euro, por do të shkaktonte një përhapje të “virusit” edhe në vendet e tjerë, si Italia dhe Spanja, që në atë moment ishin në kulmin e krizës së besimit. Në 3 nëntor, Papandreou hoqi dorë nga referendumi dhe brenda pak ditësh, dha dorëheqjen. Pikërisht në atë moment, Angela Merkeli paraqiti në mënyrë përfundimtare në sistemin e saj kartezian, rregullin sipas të cilit Greqia nuk duhet lënë të largohet: shumë e rrezikshme për Euron. 

A ka ndryshuar ndonjë gjë sot, sa i përket asaj ideje të shndërruar në normativë në mendimin e kancelares? Ndoshta. Situata në pranverën 2015 është e ndryshme nga ajo e vjeshtave 2010 dhe 2011. Të gjithë po thonë se Euro nuk do të rrezikonte në rast të daljes së Greqisë. Megjithatë, Frau Merkel duket se nuk dëshiron të riskojë. Jo vetëm prej atyre që ka mësuar në stacionet më të mirë turistikë francezë. Mbi të gjitha, sepse nëse Greqia do të braktiste Euron, akuzat ndaj Gjermanisë, e konsideruar si shumë e ngurtë, do të ishin të forta. Udhëheqja Berlinit dhe e saja personale do ta ndienin shumë, përtej asaj se kush do të ishte përgjegjës për daljen. Nuk është e thënë që do t’ia dalë: megjithatë, kancelares-shkencëtare i duhet ta provojë.

“Corriere della Sera”. Përktheu bota.al

Next Post

Bojaxhi: Shkak i ndotjes korrupsioni i Bashkisë dhe ndërtimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

September 16, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

September 16, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com