• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Më mbledhjen e 5 shtatorit Bardhi i bëri shërbimin e fundit Bashës

by Java News
08/09/2023 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhjen e 43 deputetëve, Rezart Kthupi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e sheh veçse si një mënyrë për të treguar forcë dhe për t’i  bërë karshillik asaj që është me të vërtetë PD-ja.

I ftuar në MCN Live, Kthupi tha se Gazment Bardhi  nuk ka asnjë funksion komandues në PD, përveçse mban rolin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Duke folur më tej për situatën në PD, Kthupi tha se deputetët që u mblodhën më 5 shtator nuk kanë një qëndrim të unifikuar për përfundimet që ato nxorën, pra për inceneratorët dhe reformën zgjedhore.

Kemi një mbledhje me 43 deputetë. PD ka një grup parlamentar në Kuvend që sot në bazë të statutit të ri të miratuar më 2 shtator, drejtohet nga Basha. Bardhi është deputet i zakonshëm, nuk është as kryetar i grupit parlamentar, ka funksion partiak, atë të Sekretarit të Përgjithshëm, nuk ka funksion komandues.

Vijmë tek mbledhja e 5 shtatorit. Mblidhen 43 deputetë, që pretendojnë se janë pjesë e grupimeve të ndryshme politike brenda të njëjtës forcë. U mblodhën 43 deputetë dhe kush ishte produkti i mbledhjes përveçse për të treguar forcë dhe për të bërë karshillik ndaj asaj që është PD. Arritën në 3 konkluzione, e para për të ngritur një komision për inceneratorët, ndërkohë që PD ka pasur në 2022 një komision për inceneratorët  në të cilën pjesa e atyre që ishin në mbledhje nuk e kanë votuar.  E dyta ishte  për reformën zgjedhore, ku deputetët aty nuk bien dakord për lista të hapura apo të mbyllura. Fakt që bie ndesh me qëndrimet që ka pasur Mediu dhe Shehi, që kanë mbajtur qëndrim për lista të hapura.

Që të kesh grupim, grupimi duhet të ketë një qëndrim të unifikuar, një vullnet të përbashkët politik dhe një produkt.

Sot, ngrihet pretendimi që partia është e deputetëve. E vërteta  është që deputetët zgjidhen me votat e partisë politike. Asnjë deputet nuk është zgjedhur nën emrin e tyre personal. Nëse duan të mbajnë vizion ndryshe nga PD duhet të dalin nga grupi parlamentar i PD, nuk mund të jenë dhe pjesë e grupit parlamentar dhe të ketë qëndrime ndryshe.

Pse zoti Bardhi i bëri shërbimin e  fundit Bashës?

Me atë që ndodhi me mbledhjen e datës 5 shtator, sot ligjërisht argumentet që përdor Foltorja e zhbëjnë të gjithë qëndrimin që ata kanë pasur në 2 vjet në lidhje me legjitimitetin e tyre si subjekt politik. Sot ata mbrohen në KQZ me argumentet ligjore të zotit Bardhit. Sot që flasim kryetari i grupit parlamentar të tyre është zoti Bardhi. Nuk mund të pretendojnë më të jenë subjekt ligjor.

Next Post
Rakia, qoftet dhe qeleshet më të preferuarat nga turistët, artizanët kërkojnë më shumë vëmendje

Rakia, qoftet dhe qeleshet më të preferuarat nga turistët, artizanët kërkojnë më shumë vëmendje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

October 2, 2026
VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

October 2, 2026
Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

October 2, 2026
Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com