• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarët për në KLP e KLGJ, raundi i parë drejt dështimit, skema bllokuese e opozitës

by Java News
24/01/2018 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i votimit ditën e enjte për anëtarët, që vijnë nga radhët e avokatëve, profesorëve dhe shoqërisë civile për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, pritet të dështojë.

Burime pranë Partisë Demokratike bënë të ditur se deputetët e saj do të largohen nga procesi i votimit, kur të hidhen për votim listat e 5 kandidatëve për KLP dhe 5 kandidatëve për KLGJ.

Duke qenë se procesi i votimit kërkon një shumicë Kushtetuese, pra listat mund të miratohen vetëm me 94 vota, atëherë procesi pritet të rihapet sërish. Pra, do të behët një listë e re, e cila do të zgjidhet me short në rast se do të mungojë konsensusi mes 30 kandidatëve, që janë kualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, në bashkëpunim me ONM.

PROCEDURA

Sipas librit themeltar të shtetit, nëse lista nuk miratohet në Kuvend, ajo rikthehet sërish në Parlament në nënkomisionin ad hoc, i përbërë nga pesë anëtarë për t’u riformuluar. Por, nëse nuk gjendet dakordësia mes palëve dhe asnjë nga kandidatët, që është në garë nuk merr minimalisht 4 vota në nënkomision, atëherë procesi kalon në short me gogla. Nënkomisioni do të riorganizojë edhe njëherë shortin me gogla, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë kandidatët, që janë vlerësuar si në përputhje me kriteret ligjore.

Nga ky proces do të dalin 10 kandidatë, 5 për KLP dhe 5 për KLGJ. Por në rast dështimi edhe në fazën e dytë, atëherë në fazën e tretë procesi edhe po nuk mori 94 vota në Parlament, lista quhet e miratuar sipas renditjes që i ka bërë nënkomisioni i Parlamentit.

“Nënkomisioni përzgjedh kandidatët me mbështetjen e të paktën 4 anëtarëve. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhen me short. Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni, përmblidhen në një listë dhe i dërgohen kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision, sipas pikës 7 të këtij neni, por jo më shumë se dy herë. Në rast se, pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës, Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj”,- thuhet në nenin 147 të Kushtetutës. PANORAMA

 

Next Post
Idrizi i përgjigjet Manjanit: Duhet të jetë seriozisht Ministër i Drejtësisë (dhe një përgjigje për koalicionin)

Shpëtim Idrizi: Akoma s'e kam kuptuar pse i'u hoq mandati Aqif Rakipit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In