• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anës nuk ka kush t’i japë drejtësi

by Emirjon Senja
25/04/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Emirjon Senja

Gjykata e Lartë ka mbyllur përfundimisht çështjen e “21 Janarit” duke mos pranuar rekursin e prokurorisë mbi vendimin Gjykatës së Apelit në vitin 2013, i cili denonte minimalisht një pjesë të drejtuesve të gardës dhe një gardist të akuzuar për vrasjet dhe plagosjet që ndodhën atë ditë në sheshin para godinës së Kryeministrisë.

Në këtë mënyrë, asnjë prej të akuzuarëve nuk ka mbetur pas qelive, askush tjetër nuk do të hetohet për çështjen në fjalë dhe ajo nuk do të hapet më në sistemin gjyqësor shqiptar.

Veprimet e funksionarëve të Gardës së Republikës në “21 Janar”, të cilat shkaktuan katër të vrarë dhe mjaft të plagosur me armë zjarri u dënuan në total me katër vite heqje lirie. Tre vjet burg u dhanë për Agim Llupon dhe një për Kryekomandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Pendi me arsyetimin se ata nuk ishin treguar të kujdesshëm sa duhet kur kishin qëlluar në ajër, pasi ishin pikërisht ato plumba që pasi kishin bërë rikoshetë tek degët e pishave shkaktuan vdekjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit.

Ndërkohë, ende është zbuluar nga gjykata se si dhe kush vrau Hekuran Dedën dhe kush gjuajti ndaj Aleks Nikës duke e plagosur rendë në kokë për të humbur jetën në spital disa ditë më pas.

Përveç se shteti i vrau bashkëshortin, e veja e Faik Myrtajt duhet të qajë edhe humbjen e djalit që vrau vetën në lule të rinisë duke mos përballuar dot talljen që i bënte fakti se vrasësit e babait shëtisnin të lirë, kurse e veja e Aleks Nikës do të duhet të rrisë jetimët e saj duke mos mundur t’jua shpjegojë kurrë se kush dhe përse ia vrau të atin.

Familjarët e Hekuran Dedës do të vazhdojnë të shohin pamjet video se si një plumb i ardhur nga brenda gardhit të godinës së Kryeministrisë këputi të tokë djalin e tyre duke mos mundur të mësojnë se kush e tërhoqi këmbëzën dhe me urdhër të kujt, ndërsa Ana, vajza e Ziver Veizit, do resht tashmë së kërkuari drejtësi, ndryshe nga sa deklaronte pesë vite më parë me anë të një titulli të famshëm të së përditshmes “Shekulli”.

Gjatë këtyre 25 viteve pluralizëm kemi treguar se asnjë politikan dhe asnjë person me pak pushtet në këtë vend nuk ka hyrë në burg përveç rasteve kur ka pasur vullnet politik për të ndodhur kjo. Sigurisht që vrasja e 4 qytetarëve në “Demonstratën e 21 Janarit” u bë me një urdhër të mirëfilltë politik. Edhe pas vrasjes, veprimi u mbrojt gjithashtu politikisht.

Po me urdhër politik u plagosën dhe u rrahën dhjetra të tjerë, për të cilët nuk u kërkua llogari asnjëherë. Si dëshmitar okular i asaj demonstrate në pozicionin e gazetarit, mund të them se trotuari përpara “Kullave Binjake” nuk ka parë ndonjëherë rrahje të tilla aq brutale të forcave të policisë ndaj civilëve.

Që zbardhja se kush vrau dhe përse vrau në 21 janar do të ishte produkt i një vullneti politik kjo gjë u duk qartë se ditën e nesërme kur Berisha me buzët e çara nga stresi i një ditë më parë bënte skenat e marrjes në dorëzim të flamurit kombëtar duke pasur ngjitur Kreun e Gardës së Republikës me sy të nxirë nga shkaqe ende të pazbardhura.

Gjithashtu u duk qartë se i përkiste maxhorancës së ardhshme që të ofronte këtë vullnet politik për të çuar pas hekurave shkaktarët e asaj që ndodhi atë pasdite tipike dimri të vitit 2011. Por, pavarësisht pritshmërive të një pjese të mirë të opinionit publik si edhe familjarëve të të vrarëve, Kryeministri Rama dhe funksionarë të tjerë të majtë janë mbrojtur me togfjalëshin: “Nuk na lejon ndarja e pushteteve. Ne nuk kemi kontroll mbi prokurorinë”.

Në fakt, bëhet fjalë për të njëjtat organe ligjzbatuese, të cilat nuk druhen të japin disa vite burg për mos pagim të energjisë elektrike apo mos vendosje të kasës fiskale. Në rastin konkret nuk mungon ajo gjë që bën magjinë në vende si yni, “vullneti politik”. / Albeu

Next Post

"Kurbani" vijon të gjenerojë të ardhura, ja pasuria e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In