• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aneksimi i 4 rajoneve/ Rezoluta e Shqipërisë, lobim “gjigand” në Asamblenë e OKB: SHBA nis “gjuetinë” e votave kundër Rusisë!

by Java News
05/10/2022 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata e Biden dhe aleatët e saj ndërkombëtarë po kërkojnë vota në Kombet e Bashkuara këtë javë në përpjekje për t’i nxitur sa më shumë vende të jetë e mundur që të mbështesin rezolutën historike, të paraqitur prej SHBA-së e Shqipërisë, e cila godet pretendimet territoriale të Rusisë në Ukrainë.

Zyrtarë amerikanë, europianë dhe të tjerë po përdorin telefonatat, mesazhet në WhatsApp, bisedat ballë për ballë dhe komente të herëpashershme publike për të bindur vendet që të votojnë kundër Moskës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sipas disa zyrtarëve perëndimorë dhe dy analistëve që kanë njohuri për çështjen.

Csaba Kőrösi, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, thirri të hënën një seancë të posaçme urgjente të këtij organizimi ndërsa votimi pritet më vonë javën e ardhshme.  Një diplomat i lartë britanik e përshkroi fushatën si një “përpjekje masive lobimi dhe kontakti”, ku përfshihët pohuajse çdo nivel i infrastrukturës diplomatike të SHBA-së, nga ambasadorët e deri tek ndihmës sekretarët e madje dhe vetë Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Nëse miratohet, rezoluta do të nxisë përpjekjet perëndimore për të izoluar liderin rus Vladimir Putin, do të minojë argumentet e tij se është një çlirimtar dhe, në mënyrë ideale, do ta bindte atë se përshkallëzimi i luftës nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do të tërheqë më shumë reagime globale.

Bashkimi Europian ka ftuar pothuajse të gjithë anëtarësimin në OKB – 188 vende – për të diskutuar projekt-rezolutën. Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea nuk morën ftesa, bazuar në kundërshtimin e tyre ndaj integritetit territorial të Ukrainës në rezolutat e mëparshme të OKB-së.

Një draft i dokumentit, kërkon që Moska të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe thotë se “të ashtuquajturat referendume të paligjshme” të organizuara nga Kremlini përmes të cilave pretendohet katër territore të vendit si ruse, “nuk kanë vlefshmëri sipas ligjit ndërkombëtar dhe nuk formojnë bazë për çdo ndryshim të statusit të këtyre rajoneve të Ukrainës”.(TCH)

Next Post
Emri/ Sporti në zi: Shuhet “macja e zezë” e portës shqiptare, portieri që…!

Emri/ Sporti në zi: Shuhet "macja e zezë" e portës shqiptare, portieri që...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In