• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Sporti në zi: Shuhet “macja e zezë” e portës shqiptare, portieri që…!

by Java News
05/10/2022 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shuhet në moshën 94 vjeçare Sulejman Maliqati, “Macja e Zezë” , Heroi i Lajpcigut, mbrojtësi i sigurtë i portës së “Partizanit” dhe të kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.

Kam shkruajtur shumë për Sulën tonë, por ja që tani e tutje duhet të mësohemi me mungesën e tij. “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, futbollist, trajner, kuadër i edukimit fizik, baba i dhëmbshur, bashkëshort i përkushtuar, gjysh ideal, shok dhe mik gati i të gjithë shqiptarëve, kështu do të kujtohet Sul Maliqati.

Para pesë ditësh, Maliqati është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi t’i përballonte dëmtimet dhe nuk mbijetoi.

Durrësi, por dhe gjithë bota e sportit, do t’i japin nesër lamtumirën për në banesën e fundit, Sulejman Maliqatit, portierit legjendar të kombëtares shqiptare.

Homazhet për 94-vjeçarin që mbylli sytë pasditen e kësaj të mërkure do të zhvillohen në hollin e Pallatit të Kulturës në Durrës në orën 13.00-15.00.
Kortezhi mortor do të niset në orën 15.00 drejt varrezave të qytetit, ndërkohë që pritet që qindra qytetarë t’i bashkohen homazheve për “macen e zezë” të portës së kombëtares shqiptare, që lindi më 1 gusht 1928 në qytetin e Kavajës.
Dy vite më parë, Maliqati u nderua nga presidenti Meta me titullin e lartë “Nderi i kombit”, ndërkohë që për kontributin e dhënë ndër vite në sportin e futbollit portieri legjendar është nderuar edhe me titullin “Qytetar nderi” i Kavajës dhe “Mjeshtër i merituar i sportit”./m.j

Next Post
Pjesë e grupit kriminal/ Ngatërroi shënjestër, vrau kamarierin: Policia kërkon 23-vjeçarin, ‘killer’ me pagesë

Pjesë e grupit kriminal/ Ngatërroi shënjestër, vrau kamarierin: Policia kërkon 23-vjeçarin, ‘killer’ me pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pacientët të mos detyrohen të vijnë deri në QSUT”- Shërbimet Onkologjike, ministrja Spahiu: Borde tumoresh edhe në spitalet rajonale, po punojmë që…

“Pacientët të mos detyrohen të vijnë deri në QSUT”- Shërbimet Onkologjike, ministrja Spahiu: Borde tumoresh edhe në spitalet rajonale, po punojmë që…

October 6, 2026
Valë vjedhjesh të banesave e bizneseve në Orikum dhe Dukat, banorët të alarmuar kërkojnë ndërhyrjen e Policisë: Jemi të terrorizuar!

Valë vjedhjesh të banesave e bizneseve në Orikum dhe Dukat, banorët të alarmuar kërkojnë ndërhyrjen e Policisë: Jemi të terrorizuar!

October 6, 2026
Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

“Vajtoj për ata që u vranë!”- Kreu i OKB i shqetësuar, Guterres: Armëpushimi në Gaza duhet të bëhet i përhershëm!

October 6, 2026
Aksident në rrugët e Fierit, kamionçina me shpejtësi përplaset me shtyllën! Banorët kërkojnë masa, ngjarja e dytë në pak ditë

Aksident në rrugët e Fierit, kamionçina me shpejtësi përplaset me shtyllën! Banorët kërkojnë masa, ngjarja e dytë në pak ditë

October 6, 2026
Kriza politike/ Çfarë ndodh në Kosovë nëse sot nuk zgjidhet Presidenti? Kush mbetet në krye të shtetit dhe shkuarja në zgjedhje

Kriza politike/ Çfarë ndodh në Kosovë nëse sot nuk zgjidhet Presidenti? Kush mbetet në krye të shtetit dhe shkuarja në zgjedhje

October 6, 2026
Kalifornia dhe 6 shtete të tjera padisin administratën Trump për fondet federale -

“I njohim ata që e bënë!”- Trump: Një kërcënim bëri që SHBA t’i tërhiqte bombarduesit nga RAF Fairford! U larguam vetëm pak më tej

October 6, 2026
Vijon vala e protestave në Spanjë, mijëra njerëz mbushin rrugët dhe sheshet e Madridit pas rrëzimit të dekreteve për strehimin

Vijon vala e protestave në Spanjë, mijëra njerëz mbushin rrugët dhe sheshet e Madridit pas rrëzimit të dekreteve për strehimin

October 6, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshja e Shqipërisë me San Marinon, Policia njofton planin e masave! Ja 9 rrugët që bllokohen, as çakmakë dhe as karikues në stadium

Liga e Kombeve/ Ndeshja e Shqipërisë me San Marinon, Policia njofton planin e masave! Ja 9 rrugët që bllokohen, as çakmakë dhe as karikues në stadium

October 6, 2026
VIDEO/ Momenti i sikletshëm, bashkëshortja e zv/presidentit Vance pengohet teksa zbriste nga helikopteri me foshnjën! Ja reagimi epik i ushtarëve

VIDEO/ Momenti i sikletshëm, bashkëshortja e zv/presidentit Vance pengohet teksa zbriste nga helikopteri me foshnjën! Ja reagimi epik i ushtarëve

October 6, 2026
Ukraina kryen sulm masiv ndaj Moskës, godet kryeqytetin rus me 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar, 6 të plagosur

Ukraina kryen sulm masiv ndaj Moskës, godet kryeqytetin rus me 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar, 6 të plagosur

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com