• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Andi Seferi nga FRD, nënkryetar i ri i Bashkisë së Tiranës

by
27/07/2015 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur mbeten edhe 3 ditë nga konstituimi i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës dhe betimit të kryetarit të ri, Erion Veliaj, kanë filluar të zyrtarizohen edhe emrat e parë të nënkryetarëve të bashkisë së kryeqytetit.

Burime partiake bëjnë të ditur për Top Channel se, Andi Seferi është propozimi i Frymës së Re Demokratike për nënkryetar të Bashkisë Tiranë. Andi Seferi mban aktualisht postin e nënkryetarit të FRD dhe duket se gëzon besimin e Bamir Topit për të qenë edhe nënkryetar i bashkisë më të madhe në vend.

Mësohet se Bashkia e re e Tiranës nuk do të ketë më dy nënkryetarë, por për shkak të shtrirjes së saj tashmë disa herë më të madhe, do të ketë 4 ose 5 të tillë, numër ky që ende nuk është përcaktuar dhe që pritet të zyrtarizohet gjatë orëve në vijim.

Çdo nënkryetar do të ketë një fushë të caktuar, për të cilën do të jetë përgjegjës dhe Seferi mësohet se do të jetë përgjegjës për zonat rurale. Andi Seferi është me profesion jurist dhe ekonomist dhe ka kryer studimet Master në Qeverisje në Universitetin e Palermos dhe Universitetin Katolik të Peruxhas në Itali.

Të përfaqësuar me nënkryetarë do të jenë të gjithë aleatët e koalicionit për Shqipërinë Europiane, të cilët arritën të merrnin këshilltarë në zgjedhjet e 21 qershorit, e më konkretisht LSI, PDIU dhe FRD.

Next Post

Basha-Veliaj, shtrëngim (i munguar) duarsh që tregon shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com